Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni për lustrim mbetet në konkluzionin se Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete

Komisioni për lustrim mbetet në konkluzionin se Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete

29 shtator-
Kryetari i Kushtetueses të hënën në seancë të Komisionit, e cila ishte publike me kërkesë të tij, i hodhi poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me shërbimet sektrete. Pohonte se gjatë kohës kur ka qenë minoren ndaj tij është kryer torturë nga ana e një nëpunësi të shërbimeve sekrete dhe se është viktimë e e regjimit të kaluar dhe këtij aktual. Paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë para Gjykatës Administrative dhe Supreme.

Anëtarët e Komisionit për verifikim të fakteve në seancën e sotme vërtetuan se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski nuk i plotëson kushtet për kryerje të funksionit sepse ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

“Në seancën e rregullt Komisioni mori vendim se ne edhe më tej qëndrojmë në konkluzionin tonë se parashruesi i deklaratës nuk i plotëson kushtet për kryerje të funksionit publik dhe gjatë ditës së sotme do t’ia dorëzojmë vendimin bartësit të funksionit publik”, deklaroi Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për verifikimin e fakteve.

Kryetari i Kushtetueses të hënën në seancë të Komisionit, e cila ishte publike me kërkesë të tij, i hodhi poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me shërbimet sektrete. Pohonte se gjatë kohës kur ka qenë minoren ndaj tij është kryer torturë nga ana e një nëpunësi të shërbimeve sekrete dhe se është viktimë e e regjimit të kaluar dhe këtij aktual. Paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë para Gjykatës Administrative dhe Supreme.
Euroambasadori Ervan Fuere nuk e komentoi procesin e lustrimit, por vlerëson se beteja verbale e cila po zhvillohet me Gjykatën Kushtetuese e minon imazhin e Maqedonisë si vend me status kandidateje për anëtarësim në BE.

“Shumë herë deri më tani e përmendëm brengosjen tonë në kontekt të sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe kredibilitetit të saj dhe besojmë se në atë mënyrë minohet sundimi i së drejtës në vend”, tha Fuere pas vizitës në Agjencinë për supervizion të sigurimit.

I dërguari i posaçëm i BE-së dhe shef i delegacionit të Unionit, njëherit i bëri apel liderëve politik që të koncentrohen në prioritetet e vendit.

“U apelojmë të gjithë liderëve politik që të fokusohen në prioritetet me të cilat po përballet Maqedonia, e kjo është pavarësia e gjyqësisë dhe përforcimi i funksionimit të saj në të gjitha nivelet, si dhe i përforcimit të besimit të opinionit ndaj gjyqësisë”, tha Fuere.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *