Home / Lajme / Rajon / Kompania Ekolog investon edhe në Kosovë

Kompania Ekolog investon edhe në Kosovë

16 shtator-
Mysafirët e shumtë , nga vendi dhe jashtë, I priti pronari I komapnisë EKOLOG Lazim Destani, me anëtarët tjerë të familjes Destani dhe stafit udhëheqës të fabrikës Kosova teks.Këtë inaugurim me prezenencën e tyre e nderuan mysafirët e shumtë, nga jeta politike dhe shoqërore e Kosovës.

Kompania EKolog, dje me një ceremoni madhështore, lëshoi në punë fabrikën e tekstilit Kosovatex, në Prishtinë, e cila u privatizua gjatë procesit të privatizimit në Kosovë në bazë të procesi SPIN –OFF-Special.
Mysafirët e shumtë , nga vendi dhe jashtë, I priti pronari I komapnisë EKOLOG Lazim Destani, me anëtarët tjerë të familjes Destani dhe stafit udhëheqës të fabrikës Kosova teks.Këtë inaugurim me prezenencën e tyre e nderuan mysafirët e shumtë, nga jeta politike dhe shoqërore e Kosovës.
Në mesine tyre ishe edhe kryetari I repulikës së Koosvës Fatmir Sejdiu, ministra të resorëve të ndryshëm, kryetari I komunës së Prishtinës Isa Mustafa, ambasadorë tëvendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë.
Me ktëë rast u lëshua në përdorim një repart I ri me aparaturë nga fjala e fundit e teknologjisë, për prodhimin e XHINSEVE, të dedikuara për tregun e jashtëm.
Investitorë në këtë fabrikë është Kompania Ekolog, me pronar Lazim Destanin, I cili ju drejtua me një fjalim rasti të pranishmëve ku ndër të tjera sqaroi edhe arsyet e blerjes së kësaj fabrike.Kompania Ekolog, deri më tani, ka investuar mbi 5 milion euro investime dhe ka punësuar 300 punëtorë duke tejkaluar edhe kushtet e privatizimit për mbi 30 përqind.
Ky është investim i parë i kompanisë Ekolog në Kosovë me një brend botëror me amblemën kuq e zi, Made In Kosova.
Kjo kompani do të vazhdojë investimet e saja në fabrikën Kosova Teks, duke shtuar kapacitetet prodhuese dhe numrin e punëtorëve që paraqet një ndihmëse të madhe në zhvillimin ekonomik të shtetit më të ri në botë dhe njëherëit edhe stimul për investitorë të tjerë.
Me këtë rast autoritetet kosovare siguruan pronarin e kompanisë Ekolog Lazim Destanin, se do të bëjnë të pamundurën që kjo kompani të mos has në asnjë pengesë burokratike për të realizuar investimet e saja në Kosovë.( Nga Prishtina-ekipi i Televizionit Koha)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *