Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për shumëgjuhësinë në Evropë

Konferencë për shumëgjuhësinë në Evropë

30 shtator-
Kjo është është vazhdimësi e takimit të konferencës mbi “Konceptet dhe Përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 1” që u mbajt në shtator 2009 në Budapest, organizuar nga Kolegji i Komunikimit dhe Biznesit në Budapest.

Nga UEJL kanë bërë të ditur për një konferencë që do të zhvillohet në këtë institucion.Duke filluar nga 7 tetori për dy ditë me rradhë, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me Grupin e Hulumtimit “Babylonian Evropë” i Universitetit të Amsterdamit do të organizojë një konferencë me temë “Konceptet dhe përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 2”.

Kjo është është vazhdimësi e takimit të konferencës mbi “Konceptet dhe Përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 1” që u mbajt në shtator 2009 në Budapest, organizuar nga Kolegji i Komunikimit dhe Biznesit në Budapest.

Nga Qendra për Kërkime Shkencore thanë se brenda afatit të specifikuar në thirrjen për pjesëmarrje, janë paraqitur rreth 40 studiues nga hapësira shqiptare, ballkanike, evropiane dhe botërore me 35 punime shkencore, edhe atë nga shtatë nga Holanda , tre nga Kroacia , një nga Australia , Kosova , Kanadaja , katër nga Shqipëria ,poashtu një nga Norvegjia 1,Zvicra , Polonia, Turia, Rumania ,Belgjika , dy nga Hungaria dhe dhjetë kumtues nga Maqedonia. Komisionet e formuara brenda katër seksioneve shkencore kanë arritur të zgjedhin kumtesat më të mira.

Konferenca pritet t’i zhvilloj punimet në katër Seksione shkencore edhe atë: institucionet shumëgjuhësore dhe organizatat; shoqëritë multikulturore; një mjet për komunikim transnacional dhe tema të lira.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *