Home / Lajme / Rajon / Kosovë, koalicioni qeveritar në krizë

Kosovë, koalicioni qeveritar në krizë

28 shtator-
Me dorëheqjen e presidentit Sejdiu, i cili ishte nënshkrues i marrëveshjes së koalicionit qeveritar nga ana e LDK-së, janë prishur balancimet dhe tani të gjitha opsionet janë të hapura. Çështja kryesore që kërkon zgjidhje është koalicioni qeveritar”, deklaroi Kryeziu.

Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka deklaruar BBC-së se pas dorëheqjës së presidentit Sejdiu, çështja më urgjente që shtrohet është fati i koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i thaë se asgjë nuk mund të përjashtohet, madje edhe prishja e koalicionit qeveritar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“Me dorëheqjen e presidentit Sejdiu, i cili ishte nënshkrues i marrëveshjes së koalicionit qeveritar nga ana e LDK-së, janë prishur balancimet dhe tani të gjitha opsionet janë të hapura. Çështja kryesore që kërkon zgjidhje është koalicioni qeveritar”, deklaroi Kryeziu.

Ai tha se do të ketë bisedime për çështjen e koalicionit dhe brenda dy javësh pritet të ketë një zgjidhje, por pa paragjykuar se cila do të jetë kjo.

Ndërkaq, është spekuluar se në rast se LDK-ja vazhdon të qëndrojë në koalicionin qeveritar me PDK-në, Eqrem Kryeziu mund të jetë kandidati i kësaj partie për president republike, ndërsa Bujar Bukoshi mbrëmë vetë ka lakuar emrin e tij se mund të jetë njëri ndër kandidatët për president. Si emri i tretë dhe më pak i mundshëm është përfolur edhe ai i zëvendëskryeministrit aktual, Ramë Manaj

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *