Home / Lajme / Maqedoni / KRD kërkon nga mediat t’i respektojnë rregullat për reklamat e paguara politike

KRD kërkon nga mediat t’i respektojnë rregullat për reklamat e paguara politike

28 shtator-
“Edhe pse reklamimi politik jashtë periudhës zgjedhore nuk është i ndaluar, kjo nënkupton respektimin e rregullave për reklamim nga Ligji për aktivitete të radiodifuzionit. Në këtë aspekt, Këshilli u tregoi mediave se në videot politike nuk lejohet të shfrytëzohen adoleshentë, ndërsa reklamimi politik nuk lejohet të rrezikojë dinjitetin njerëzor” qëndron në kumtesën e KRD-së.

Këshilli i radiodifuzionit (KRD) nga monitoringu i zbatuar i programeve televizive, konstaton se në kohën e fundit në më shumë televizione vazhdimisht transmetohen reklama të paguara politike në të cilat paraqiten xhirime të fëmijëve, nuk mbahet llogari për dinjitetin njerëzor, as të së gjallëve, e as personave të vdekur, ndërsa në disa nuk është emërtuar porositësi, që mund ta çojë publikun në mashtrim.

Në këtë drejtim, sot KRD i dërgoi kritika mediave për respektimin e rregullave ligjore për reklamim.

“Edhe pse reklamimi politik jashtë periudhës zgjedhore nuk është i ndaluar, kjo nënkupton respektimin e rregullave për reklamim nga Ligji për aktivitete të radiodifuzionit. Në këtë aspekt, Këshilli u tregoi mediave se në videot politike nuk lejohet të shfrytëzohen adoleshentë, ndërsa reklamimi politik nuk lejohet të rrezikojë dinjitetin njerëzor” qëndron në kumtesën e KRD-së.

Edhe pse nuk është konfirmuar me Ligj, porositësi i reklamimit politik dhe jashtë periudhës së fushatës zgjedhore duhet të shënohet qartë, me qëllim të mos mashtrohet popullata, gjegjësisht ajo mundet plotësisht të shfrytëzojë të drejtën e saj në formimin e lirë të mendimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *