Home / Lajme / Maqedoni / Kreu shtetëror maqedonas nuk përfill shqiptarët

Kreu shtetëror maqedonas nuk përfill shqiptarët

3 shtator-
“Mbetemi me shpresë se presidenti edhe më tej konsideron se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është çelësi për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe ndërtimin e shtetit të qytetarëve të barabartë, si dhe për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit.

Urim Hasipi
Reformat në jurisprudencë dhe administratë, përparimi në pjesën e kritereve ekonomike, programi paraqasës ekonomik, zgjidhjet ligjore për përmirësimin në shumicën e sferave dhe procesi i harmonizimit të legjislaturës së Maqedonisë me atë evropiane, ishin temat e takimit të sotëm të presidentit Gjorge Ivanov me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Vasko Naumovski, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave Zoran Stavreski, shefin e diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski dhe ministrin e Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Përafqësuesit qeveritarë e kanë informuar Ivanovin për arritjet më të reja të Maqedonisë në shumicën e sferave para shkuarjes së tij në Bruksel, ku do të ketë takime me përfaqësuesit kyçë të BE-së, e në prag të publikimit të raportit vjetor të KE-së për Maqedoninë.

“Jemi të sigurtë se presidenti Ivanov me vizitën e tij në Bruksel do ta japë kontributin e tij për prezantim më objektiv të situatave në Maqedoni dhe do të përfshihet në lobimin për marrjen e raportit të mirë dhe për fillimin e negociatave paraqasëse”, deklaroi zëvedëskryeministri Naumovski pas takimit.

Vizita e Ivanovit në Bruksel, shtoi, vjen në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Ai do të ketë takime me bashkëbiseduesit kyçë të BE-së, të cilëve do të ketë mundësi t’ua transmetojë vijimin e procesit reformist në Republikën e Maqedonisë në prag të raportit për përparimin, që do të publikohet në fillim të nëntorit të këtij viti”, tha Naumovski.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, sipas paralajmërimeve, në Bruksel duhet të takohet me kryetarin e Këshillit evropian Herman Van Rompuj, me kryetarin e KE-së Zhoze Manuel Baroso, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, me komisarin për zgjerim Shtefan Fule, si dhe me funksionarë të tjerë të BE-së.

Kjo ishte mbledhja e parë e Ivanovit me një pjesë të ministrave. Janë paraparë edhe disa me ministrat e tjerë që më mirë të njoftohet me hollësirat, të cilët janë pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për afrimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE.
Në këtë takim, sikurse edhe herave tjera, nuk është parë e arsyeshme të ftohet asnjë përfaqësues shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë.

OJQ-të shqiptare por edhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni thonë se shqiptarët vazhdojnë të jenë vetëm dekor në institucionet e vendit.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajona dhe Integrime Evropiane (OBRIE), thonë se kreu shtetëror anashkalon dhe shpërfill faktorin shqiptarë në Maqedoni.

“Gjatë dy decenieve të fundit shqiptarët nuk pyeten fare edhe kur janë në pyetje çështje të rëndësishme për të ardhmen e vendit, si anëtësimin në NATO dhe Bashkim Evropian. Kjo është e pa pranueshme për faktin se mbi 90 për qind e popullit shqiptarët, por edhe partive politike shqiptare, e mbështesin anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike”, vlerëson OBRIE.

Presidenti i Maqedonisë, sipas paralajmërimeve, në Bruksel duhet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, me kryetarin e KE-së Zhoze Manuel Baroso, me përfaqësuesen e lartë të KE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle, si dhe me funksionarë të tjerë të BE-së.

Reagon edhe kabineti i Ademit
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit përmes një kumtese për mediat e përkujtojnë presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov se bashkëpunimi midis resoreve të rëndësishme, siç janë institucionet të cilat janë kompetente për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, janë një ndër shtyllat kryesore të rrugës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

Në kumtesë vlerësohen takimet koordinative të presidentit me udhëheqësit e institucioneve në vend dhe konsiderohet se koordinimet e tilla janë të domosdoshme në kohën kur Maqedonia hapëron drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Mbetemi me shpresë se presidenti edhe më tej konsideron se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është çelësi për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe ndërtimin e shtetit të qytetarëve të barabartë, si dhe për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit.

Duke pasur parasysh këtë, theksohet më tej në kumtesë, Sekrteariati mbetet në kontakt me institucionet shtetërore dhe presidentin e shtetit me qëllim të koordinimit dhe informimit të ndërsjellë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *