Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i kushtetueses: ‘Nuk kam qenë spiun’

Kryetari i kushtetueses: ‘Nuk kam qenë spiun’

27 shtator-
“Në dosje janë të përmendura të gjitha aktivitetet zyrtare, që në atë kohë regjimi i vjetër në 1964 i ka marrë ndaj një të mituri, në këtë rast jam unë, që në atë kohë është marrë me shtetin e atëhershëm, ndërsa tash Komisioni apo ky sistem duhet të lustrojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për atë që në vitet e rinisë ka punuar për pavarësi dhe bashkimin e Maqedonisë” tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, hodhi poshtë sot pohimet e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve, të cilët ditë më parë kishin njoftuar atë se deklarata e tij dhënë para komisionit se nuk ka qenë bashkëpunëtor nuk është e vërtetë. Ivanovski tha se nuk ka bashkëpunuar me shërbimet policore, por bëhet fjalë për një proces të montuar politik, që ka për qëllim diskreditimin e figurës së tij.

“Në dosje janë të përmendura të gjitha aktivitetet zyrtare, që në atë kohë regjimi i vjetër në 1964 i ka marrë ndaj një të mituri, në këtë rast jam unë, që në atë kohë është marrë me shtetin e atëhershëm, ndërsa tash Komisioni apo ky sistem duhet të lustrojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për atë që në vitet e rinisë ka punuar për pavarësi dhe bashkimin e Maqedonisë” tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski.

Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev, tha se Komisioni ka bërë punën e vet, dhe ka konstatuar se deklarata e tij dhënë para anëtarëve nuk mund të verifikohet.

“Nëse gjykatësi mendonte se në mënyrë të parregullt kemi vendosur, nuk do të vinte këtu. Kishim fakte që tregonin se nuk mund të verifikojmë deklaratën, ne vetëm atë e bëmë, e vazhduam procedurën më tutje, do të vërtetohen tash ato fakte, në fazën tjetër” tha kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev.

Ndërkohë për kryetari e Kushtetueses, Ivanovski, deklaratat e kryeministrit Gruevski se numri një i Kushtetueses nuk ka kredibilitet, janë të papranueshme. “Paraqitja e kryeministrit në dy ditët e fundit është presedan nonsense… Asnjëherë, as Branko Cërvenkovski e as LSDM-ja, nuk qëndrojnë prapa meje, përkundrazi” u shpreh Ivanovski.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski tha se pas vendimit të ri të Komisionit për verifikimin e fakteve, do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë në gjykatën administrative dhe më pas në atë Supreme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *