Home / Sport / Kthehet boksier apo vazhdon komentator

Kthehet boksier apo vazhdon komentator

Ish-kampioni i Evropës në peshën e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi është ndërmjet dy dilemave të tij profesionale, të vazhdojë punën e komentatorit të boksit për shtëpinë e njohur mediale gjermane, RTL apo t’i kthehet vet ringut për sfida të reja.

Së fundi Krasniqi ishte paraqit para kamerave si ekspert i RTL, kur Vlladimir Klitçko boksoi kundër Samuel Peter.

“Mua më bën kënaqësi që si ekspert, të jam i pranishëm në luftën e kampionatit botëror dhe se RTL e ka një ekip të mrekullueshëm që punën para kamerave e bën tejet komode. Unë me dëshirë do të isha për të boksuar për titullin e kampionit botëror. Por, tek unë, me siguri do të ndodhë edhe diçka”, shkruan në faqen e tij zyrtare, Krasniqi.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *