Home / Lajme / Maqedoni / Kundërshtohet regjistrimi i makinave me targa bullgare

Kundërshtohet regjistrimi i makinave me targa bullgare

11 shtator-
“Ky vendim të Gruevskit nuk përputhet me ligjet evropiane. Le t’i regjistrojnë veturët ata që deshirojnë, por nuk mund mua të më kufizojë që unë ta vozisë veturën 6 muaj në Maqedoni e 6 në Bullgari pasi unë jetoj 5 ditë këtu 5 ditë andej. Ne jemi me nënshtetësi të dyfisht. Edhe të më japin para unë nuk dua ta regjistrojë veturën, pasi unë jetoj edhe në Bullgari

Protestë e pronarëve me vetura me targa bulgare sot u zhvillua para godinës së Qeverisë në Shkup.
Në protestën morën pjesël vetëm 10 pronarë të veturave me targa bullgare të cilët e shprehën pakënaqsinë e tyre lidhur me vendimin për regjistrim obligativ për të gjitha makina me targa të huaj deri më 30 shtator.

Sipas protestuesve këtë vendim të Qeverisë ka ndikim në mbi 40 mijë qytetarëve të cilët janë edhe shtetas të Bullgarisë por edhe shtetat të Maqedonisë dhe kanë makina me targa bullgare.

“Ky vendim të Gruevskit nuk përputhet me ligjet evropiane. Le t’i regjistrojnë veturët ata që deshirojnë, por nuk mund mua të më kufizojë që unë ta vozisë veturën 6 muaj në Maqedoni e 6 në Bullgari pasi unë jetoj 5 ditë këtu 5 ditë andej. Ne jemi me nënshtetësi të dyfisht. Edhe të më japin para unë nuk dua ta regjistrojë veturën, pasi unë jetoj edhe në Bullgari.

A duhet çdo javë të regjistrojë veturën me targa të reja? Unë ndihem si bullgar, tërë familjen time është bullgare.”, thotw Dragi Karov, protestues. Аlsat-M

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *