Home / Sport / Liga e Evropës, dështojnë Atletiko dhe Juventus

Liga e Evropës, dështojnë Atletiko dhe Juventus

Liga e Evropës mbrëmë ka zhvilluar ndeshjet e para të fazës së grupeve. Ekipet kryesore për të kaluar grupet G, H, I, J, K dhe L në Ligën e Evropës nuk kanë patur vështirësi në ndeshjet e para. Përjashtim bën Sevilja.

Grupi A: Juventusi nuk arriti dot të shkonte më shumë se barazimi 3-3 përballë modestëve të Lek Pozhnan. “Zonja e Vjetër” e futbollit italian vazhdon t’i qëndrojë larg fitoreve, edhe pas dështimeve në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Lek Pozhnan zuri në befasi skuadrën e Del Nerit, duke shënuar dy gola të shpejtë me Rudvens, në minutën e 14-të dhe 30-të. Juventusin do ta rifuste në lojë Kielini, I cili vjen nga thellësia e mbrotjes për të shënuar dy herë (45’ dhe 50’)

Në minutën e 68’të kapiteni Alesandro del Piero e kalon Juventusin në avantazh me një supergol nga jashtë zone. Kur dukej se italianëve po u buzëqeshte fitorja, Rudvens shënon një gol më të bukur se të Del Pieros, duke vulosur edhe reultatin përfundimtar.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Mancester Siti fitoi pa vështirës 2-0 në fushën e Salsburgut. Për anglezët shënoi David Silva (8’) dhe Xho (63’)

Grupi B: Aris i Selanikut arriti të mposhtë minimalisht 1-0 kampionët në fuqi, Atletikon e Madridit. Tifozëria greke shpalosi një koreografi të jashtëzakonshme, duke I dhënë emocione të mëdha këtij takimi. Goli I vetëm u shënua nga Havito në minutën e 59-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Bajer I Leverkusenit fitoi me rezultatin e thellë 4-0 kundër Rozenborgut. Për gjermanët shënoi tri herë Helmes (4’, 58’, 61’) dhe Reinartz (38’).

Grupi C: Levski i Sofjes arriti të regjistrojë fitoren e parë, duke mposhtur 3-2 belgët e Gent. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Sportingu I Lisbonës arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e francezëve të Liles.

Grupi D: Përballja mes Klub Bruzhit dhe PAOK-ut të Selanikut përfundoi në barazim 1-1. Ndërkaq, Dinamo e Zagrebit fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër spanjollëve të Vilarealit.

Grupi E: AZ Alkmari mundi me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Sherifit. Ndërkohë, Dinamo e Kievit barazoi në fushën e vet 2-2 me BATE Borisovin.

Grupi F: CSKA e Moskës mori një fitore të pastër 3-0 në fushën e modestëve të Luzan Sportit. Ndërsa Sparta e Pragës triumfoi 3-2 në një ndeshje të rëndësishme përballë Palermos.

Në grupin G, AEK-u i Athinës fitoi 3-1 në fushën e vet përballë kroatëve të Hajduikut të Splitit, ndërkohë që në sfidën tjetër të këtij grupi, Anderlehti pati një surprizë të hidhur në shtëpi nga Zeniti i Shën Petërburgut. Skuadra ruse, fituese e trofeut në sezonin 2007/2008, mori tri pikët e para pas fitores 3-1 në Bruksel.

Shtutgarti nuk pati asnjë vështirësi në stadiumin e vet kundër zviceranëve të Jang Bojs, duke fituar 3-0. Përballja tjetër e grupit H ishte ajo mes Getafes dhe danezëve të Odenses, që pa fitues vendasit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sfida mes pretendentëve për të kaluar grupin I, PSV Einthoven-Sampdoria u mbyll në barazim 1-1. Italianët nuk arritën të ruajnë avantazhin që u dha goli i Kaçatores në minutën e 26-të, duke pësuar në minutën e fundit nga mesfushori hungarez Xhuxhak. Ndërkohë, ekipi ukrainas Metalist Kharkiv, shpartalloi 0-5 hungarezët e Debrecenit në transfertë.

Megjithëse me vështirësi, Borusia e Dortmundit doli me tri pikë nga transferta e Ukrainës përballë Karpati Lvivit. 3-4 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes që pati përmbysje e kundërpërmbysje. Surpriza e mbrëmjes mban emrin Sevilja. Skuadra spanjolle u mund 0-1 në “Sançez Pizjuan” nga francezët e Paris Sën Zhermenit. Fatin e takimit të vlefshëm për grupin J e vendosi goli i Nenes 15 minuta nga fundi.

Në “Anfield Road”, Liverpuli zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë dhe arriti të fitojë 4-1 ndaj Steauas së Bukureshtit. Të Kuqtë gjetën shumë shpejt golin me Xho Kol që në minutën e parë, por miqtë nga Rumania u kundërpërgjigjën në të 13-tën. Dy gola të 21-vjeçarit David N’Gog (56’ dhe 90’) dhe ai i brazilianit Lukas në të 81-tën i dhanë skuadrës së Roi Hodgsonit tri pikët e para në grupin K. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Napoli nuk shkoi më tepër se një barazim pa gola në shtëpi kundër holandezëve të Utrehtit.

Në grupin e fundit, dy pretendentët për të vijuar më tej, Porto dhe Beshiktashi, i fituan ndeshjet e para në shtëpi përkatësisht kundër Rapidit të Vjenës 3-0 dhe CSKA Sofies 1-0.

Liga e Evropës, ndeshjet e djeshme:

Grupi A
Juventus 3 – 3 Leh Pozhnan
Red Bull Salzburg 0 – 2 Mançester Siti

Grupi B
Aris 1 – 0 Atletiko Madrid
Bajer Leverkusen 4 – 0 Rozenborg

Grupi C
Levski Sofia 3 – 2 Gent
Lilë 1 – 2 Sporting Lisbonë

Grupi D
Bryzh 1 – 1 Paok
Dinamo Zagreb 2 – 0 Vijareal

Grupi E
AZ Alkmar 2 – 1 Sherif
Dinamo Kiev 2 – 2 Bate Borisov

Grupi F
Lozanë Sports 0 – 3 CSKA Moska
Sparta Praga 3 – 2 Palermo

Grupi G
AEK 3 – 1 Hajduk Split
Anderleht 1 – 3 Zenit

Grupi H
Getafe 2 – 1 Odense
Shtutgart 3 – 0 Jang Bojs

Grupi I
Debrecen 0 – 5 Metalist Kharkiv
PSV Einthoven 1 – 1 Sampdoria

Grupi J
Karpati Lviv 3 – 4 Borusia Dortmund
Sevilja 0 – 1 Paris Sën Zhermen

Grupi K
Liverpul 4 – 1 Steaua Bukuresht
Napoli 0 – 0 Utreht

Grupi L
Beshiktash 1 – 0 CSKA Sofia
Porto 3 – 0 Rapid Vjena

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *