Home / Sport / Liga e Evropës plot me shqiptarë

Liga e Evropës plot me shqiptarë

Disa lojtarë të përfaqësueses shqiptare pritet të jenë protagonistë me ekipet e tyre në ndeshjet e Ligës së Evropës sot në mbrëmje.

Mbrojtësi Kristi Vangjeli pritet që me Arisin e Selanikut të jetë titullar në sfidën ndaj Rozenborgut në Norvegji. Arisi vjen pas fitores 1-0 me Atletikon e Madridit në ndeshjen e parë. Ndërkohë, në Grupin G, mesfushori Ervin Bulku do të jetë sërish titullar në takimin ku kroatët e Hajdukut të Splitit do të presin belgët e Anderlehtit.

Po në grupin G, trajneri shqiptar Bledar Kola do të bëjë debutimin në stolin e skuadrës greke, AEK Athinë, në transfertën e vështirë ndaj Zenitit në Rusi. Ndërsa në grupin L, Hamdi Salihi pritet të udhëheqë sulmin e Rapidit të Vjenës në sfidën përballë turqve të Beshiktashit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *