Home / Sport / Liga e Evropës, sot ndeshjet e dyta në grup

Liga e Evropës, sot ndeshjet e dyta në grup

Pas Ligës së Kampionëve, sot në mbrëmje emocionet e futbollit evropian vazhdojnë me ndeshjet e dyta të 12 grupeve në Ligën e Evropës.

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është ajo mes Mançester Sitit dhe Juventusit në grupin A. Skuadra e Premier Ligës vjen në këtë sfidë pas fitores 2-0 ndaj austriakëve të Salzburgut, kurse bardhezinjtë pas barazimit 3-3 në shtëpi kundër polakëve të Leh Pozhnanit. Këta ta fundit do të presin Salzburgun.

Një përballje tjetër interesante do të luhet në kryeqytetin spanjoll mes Atletiko Madridit dhe Bajer Laverkusenit. Në sfidën tjetër të grupit B, grekët e Arisit luajnë në transfertë me norvegjezët e Rozenborgut.

Grupi C rezervon sfidat Gent-Lilë dhe Sporting Lisbonë-Levski Sofie, ndërkohë që PAOK-Dinamo Zagreb dhe Vijareal-Klub Bryzh janë përballjet e grupit D.

Dinamo e Kievit udhëton drejt Moldavisë për t’u ndeshur me Sherifin e Tiraspolit, kurse BATE Borisovi pret në shtëpi holandezët e AZ Alkmarit. Këto ndeshje janë të vlefshme për grupin E. Në grupin F, Palermo luan në “Barbera” ndaj zviceranëve të Lozanës, kurse CSKA-ja e Moskës pret në shtëpi çekët e Spartës së Pragës.

Bledar Kola debuton në stolin e AEK-ut të Athinës, në transfertën me Zenitin. Në takimin tjetër të grupit G, Hajduku i Splitit luan në Kroaci me Anderlehtin. Pretendentet për të kaluar grupin H, Shtutgarti dhe Getafe, do të luajnë në transfertë përkatësisht kundër Odenses dhe Jang Bojsave.

Psv Eindhoveni do të përballet në Ukrainë me Metalist Kharkivin kurse Sampdoria luan në fushën e vet kundër hungarezëve të Debreçenit, në sfidat e grupit I. Përballja kryesore e grupit J është ajo mes Borusia Dortmundit dhe Seviljes, ndërkohë që në këtë grup luhet edhe takimi PSG-Karpati Lviv.

Grupi K vë përballë holandezët e Utrehtit me Liverpulin dhe Steauan e Bukureshtit me Napolin, ndërsa për grupin L do të zhvillohen takimet CSKA Sofje-Porto dhe Rapid i Vjenës-Beshiktash.

Liga e Evropës, ndeshjet e sotme:

Grupi A
Leh Pozhnan – Salzburg
Mançester Siti – Juventus

Grupi B
Atletiko Madrid – Bajer Leverkusen
Rozenborg – Aris Selanik

Grupi C
Gent – Lilë
Sporting Lisbonë – Levski Sofia

Grupi D
PAOK Selanik – Dinamo Zagreb
Vijareal – Klub Bryzh

Grupi E
BATE Borisov – AZ Alkmar
FC Sherif – Dinamo Kiev

Grupi F
CSKA Moskë – Sparta Pragë
Palermo – Lozanë

Grupi G
Hajduk Split – Anderleht
Zenit – AEK Athinë

Grupi H
Odense – Shtutgart
Jang Bojs – Getafe

Grupi I
Metalist Kharkiv – PSV Eindhoven
Sampdoria – Debreçen

Grupi J
Borusia Dortmund – Sevilja
Paris S.G. – Karpati Lviv

Grupi K
Utreht – Liverpul
Steaua Bukuresht – Napoli

Grupi L
CSKA Sofje – Porto
Rapid Vjenë – Beshiktash

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *