Home / Sport / Liga e Kampioneve magjia vijon me 4 grupet e dyta

Liga e Kampioneve magjia vijon me 4 grupet e dyta

Liga e Kampioneve do të zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjet e para në grupet E, F, G dhe H. Spikasin duelet në Madrid dhe Minhen ku përballen Reali me Ajaksin dhe Bayerni me Romën.

Ndeshja kryesore në grupin H është ajo mes bavarezëve të Bajernit të Mynihut dhe italianëve të Romës. Nga kjo përballje do të përcaktohet se cili prej këtyre ekipeve do të zërë vendin e parë në grup.
Në takimin tjetër do të ndeshen kampionët e Rumanisë, CFR Cluj dhe kampionët e Zvicrës, Basel. Të dy formacionet nuk duhen nënvleftësuar, megjithëse shihen si modeste në këtë grup.
Në grupin F, ekipi favorit për të dalë i pari në grup, shihet skuadra kampione e Anglisë, Çelsi, e cila do të përballet në sfidën e parë jashtë fushe, ndaj debutuesve modestë sllovak të Zilinas, një skuadër surprizë e këtij edicioni.
Ndërsa takimi tjetër në “Vellodrome” do të shohë përballë kampionët e Francës, Olimpikun e Marsejës dhe skuadrën ruse të Spartakut të Moskës, në një takim që sheh favorit francezët e Didier Deshamp.
Në grupin G, që cilësohet si më i vështiri i fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, do të ketë dy sfida mjaft të forta.
Milani i katër mrekullive, Pato, Ronaldinjo, Ibrahimoviç e Robinjo, do të presë ekipin francez të Auxerre, që po kalon një periudhë mjaft të mirë dhe për të mbërritur në këtë fazë eliminoi rusët e Zenitit.
Në takimin tjetër, skuadra spanjolle e Realit të Madridit, do të presë në “Santiago Bernabeu” holandezët e Ajaksit, që shpresojnë mjaft tek ylli uruguajan Luis Suarez.
Grupi H sheh si favorit skuadrën angleze të Arsenalit. Djemtë e Vengerit, që kanë bërë një start mjaft të mirë të sezonit, do të kenë përballë në “Emirates”, portugezët e Bragës, që eliminuan nga Liga e Kampioneve spanjollët e Seviljes.
Në ndeshjen tjetër, skuadra ukrainase e Shaktjor Donjeck do të presë kampionen e Serbisë, Partizanin e Beogradit.

Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve, grupet E, F, G, H

Grupi E
20:45 Bayern Munchen – AS Roma
20:45 CFR Cluj – Basel

Grupi F
20:45 Marseille – Spartaku i Moskës
20:45 Zilina – Chelsea

Grupi G
20:45 AC Milan – Auxerre
20:45 Real Madrid – Ajax A.

Grupi H
20:45 Arsenal – Braga
20:45 Shakhtar D. – Partizan B.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *