Home / Sport / Lotar Mateus, trajneri i ri i Bullgarisë

Lotar Mateus, trajneri i ri i Bullgarisë

Lotar Mateus do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses bullgare për një vit, me opsionin për ta shtyrë marrëveshjen edhe për dy vjet të tjerë.

Ish-kapiteni i kombëtares së Gjermanisë, kampion bote në 1990-ën, zëvendëson në këtë post Stanislav Stoilovin, i dorëhequr pas humbjeve me Anglinë dhe Malin e Zi në dy ndeshjet e para eliminatore për Euro 2012. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit.

“Lotar Mateus do të prezantohet zyrtarisht gjatë ditëve të ardhshme”, njoftoi përmes një konference shtypi presidenti i federatës, Borislav Mihajlov, duke shtuar se tekniku i ri ka pranuar një marrëveshte një vjeçare me mundësinë për ta shtyrë edhe për dy vjet të tjerë.

Për ish-mesfushorin e Interit dhe Bajernit të Mynihut kjo është përvoja e dytë në stolin e një skuadre përfaqësuese, pasi më parë ka drejtuar Hungarinë në vitet 2003-2005. Në karrierën e tij si trajner klubesh (Rapid i Vjenës, Salzburg, Partizan i Beogradit, Atletiko Paranaense dhe Makabi i Netanjahut), 49-vjeçari nuk ka mundur të përsërisë sukseset e arritura si futbollist.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *