Home / Sport / LPFM JAVA E 7-të: TETOVA SJELL DERBIN TETEKSI-RENOVA

LPFM JAVA E 7-të: TETOVA SJELL DERBIN TETEKSI-RENOVA

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedonië, në të cilën në program janë disa duele interesante. Vëmendje të madhe tërheqin duelet lokale në Teteovë, Teteksi-Renova dhe në Shkup, Rabotniçki-Metalurgu, ndërs aspak më pas nuk mbetet edhe ndeshja e të dielës, kur Shkëndija me trajnerin e ri Edmon Miha përballet me Horizont Turnovën.

Të shtunën vazhdojnë garat në kampionatin e futbollit elitar të Maqedonisë, ndërsa në program janë disa takime shumë tërheqëse që pritet të sjellin paqartësi të mëdha. Tetova për të dytën javë me rradhë sjell derbi lokal, kësaj rradhe, ndërmjet Teteksit dhe Renovës. Të dyja taboret kërkojnë fitoren, pasi kanë ambicie për të qëndruar në kreun e tabelës. Në mesjavë të dyja skuadrat kishin ndeshje në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, dhe pasi me sukses kryen atë detyrë, tani gjithë vëmendjen e kthejnë në kampionat, ku shpresojnë të vazhdojnë me fitore. Është e sigurtë se ky duel do të sjellë nxitje të mëdha, ndërsa fituesi nuk do të dihet deri në fund.
Derbi tjetër lokal, por i Shkupit do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Filipi i II’-të, ku Rabotniçki pret liderin e renditjes Metalurgun. Vendasit kohëve të fundit kthehen në formë pas startit katastrofal, ndërsa skuadra nga ‘Autokomanda’ pos që këkron të ruajë pozitën e parë, gjithashtu kërkon që të vërtetojë se disfata e të mërkurës nga 11 Oktomvri në kuadër të Kupës, ishte vetëm një ditë e keqe.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës, në Shtip do përballen Bregallnica me Sileksin, Napredoku ndeshet me Vardarin ndërsa Skopje pret Pelisterin.
Java e 7-të mbyllet të dielën, kur në Tetovë Shkëndija me trajnerin e ri Edmond Mihën do të kërkojë fitore përballë skuadrës së dytë në renditje, Horizon Turnovës. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 15.30.

Dyshet e javës së 7-të, ora 15:30
Skopje – Pelisteri
Napredoku – Vardari
Teteksi – Renova
Bregallnica – Sileks
Rabotniçki – Metalurgu
Shkëndija – Horizont T. (e diel).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *