Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, miliona euro të ‘vjedhura’ në emër të popullit

Maqedoni, miliona euro të ‘vjedhura’ në emër të popullit

2 shtator-
Përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë kanë deponuar miliona euro në kontot e tyre, si dhe posedojnë apartamente dhe vila luksoze në lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Përderisa popullata në Maqedoni bën luftë për ekzistencë dhe mbijetesë, funksionarë të lartë të qeverisë, bëjnë jetë luksoze nëpër vilat e tyre në metropolotet e botës.

Të dhënat e publikuara në ueb- faqen e Komisionit për Antikorrupsion janë rrëqethëse dhe në të njëjtën kohë simptomatike.

Përfaqësuesit e qeverisë së Maqedonisë kanë deponuar miliona euro në kontot e tyre, si dhe posedojnë apartamente dhe vila luksoze në lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat e mëposhtme nuk janë të imagjinuara. Ato janë të dhëna të botuara nga Komisioni Antikorrupsion.

Ja lista:

Vladimir Pesheveski, zëvendëskryeministri për ekonomi, posedon pasuri prej 1,135 milion euro

Vele Samak, ministër pa resor, ka pasuri prej 1,025 milion euro.

Sasho Mijalkov, drejtor i DBK-së, ka paraqitur pasurinë e tij në vlerë prej, 1,150 milion euro

Viktor Mizo, drejtor i Agjencisë për investime te huaja posedon pasuri në vlerë prej 1,660 milion euro

Petre Latinovski, kryetar i komunës së Butelit, posedon pasuri prej 2,660 milion euro

Ratko Dimitrovski, kryetar i komunës së Koçanit, posedon pasuri në vlerë prej 3,535 milion euro

Arsenço Aleksovski, kryetar i komunës së Kriva Pallankës, ka pasuri prej 5,430 milion euro.

Nga të dhënat e Komisionit Antikorrupcion gjithashtu bëhet e ditur se shumica e qeveritarëve kanë apartamente në vendet e ndryshme të botës.

Zoran Stravrevski, zëvedëskryeministër i Maqedonisë posedon banesë në Uashington, Ministri i Jashtëm, Antonio Miloshoski ka banesë në Ahen të Gjermanisë, Ivo Ivanovski banes në SHBA, Zoran Jolevski, ambasador në SHBA ka banesë në Florida, etj.

Partia VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga kryeministri, Nikolla Greuvski, disa herë ka deklaruar se është parti e popullit. Por të dhënat tregojnë të kundërtën, kjo parti pasurohet në emër të popullit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *