Home / Sport / Maqedonia nis eliminatoret me disfatë

Maqedonia nis eliminatoret me disfatë

Maqedonia me disfatë ka hapur eliminatoret për EURO 2012-të. Në Grupin “B” tri përfaqësueset favorite për tre vendet e para Sllovakia, Rusia dhe Republika e Irlandës fituan tri pikët e para. Sllovakët falë golit të shënuar nga Holoshko në minutën e 91 të ndeshjes e mundën Maqedoninë….

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll me disfatën ka nisur edicionin e EURO 2012, duke pësuar për shkak se fati nuk ishte me ta. Kundërshtari I parë I të “verdhëve” në Grupin “B”, Sllovakia shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Holoshko në minutën e 91 të ndeshjes. Vendimtare u tregua përjashtimi i Vanço Shikovit në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa para kohe fushën e braktisi edhe trajneri I Maqedonisë Mirsad Jonuz. Të martën, Maqedonia në Shkup do të përballet me Armeninë.
Në ndeshjet e mbrëmshme të Grupit “B” dy kombëtaret favorite Republika e Irlandës dhe Rusia shënuan fitore. Irlanda me rezultatin 1:0 e mundi Armeninë, me golin e shënuar nga Fejhej në minutën e 76 të ndeshjes.
Rusia me 2:0 e mundi Andorën. Golat për “zbornajën” i shënoi Pavliçenko në minutën e 14 dhe 64 nga pika e bardhë. Për shkak të gol averazhit 2:0, përfaqësuesja e Rusisë, me tri pikë sa kanë edhe Irlanda dhe Sllovakia, për shkak të gol averazhit këta e mbajnë kryesimin e renditjes të grupit “B”.

Grupi B
Sllovakia – Maqedonia 1:0
Armenia- Irlanda 0:1
Andorra – Rusia 0:2
Renditja
Rusia 3
Irlanda 3
Sllovakia
Maqedonia 0
Armenia 0
Andorra 0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *