Home / Lajme / Rajon / Më 30 shtator do të rikujtohet Jusuf Gërvalla

Më 30 shtator do të rikujtohet Jusuf Gërvalla

21 shtator-
Ditëlindja e 65-të e Jusuf Gërvallës, i vrarë bashkë me vëllanë e tij, Bardhoshin, dhe me Kadri Zekën më 17 janar të vitit 1982, në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë, do të “festohet” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Me datën 1 tetor, do të mbushen 65 vjet nga lindja e të ndjerit Jusuf Gërvalla.

Ditëlindja e 65-të e Jusuf Gërvallës, i vrarë bashkë me vëllanë e tij, Bardhoshin, dhe me Kadri Zekën më 17 janar të vitit 1982, në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë, do të “festohet” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këtë rikujtim e ka kërkuar gruaja e Jusuf Gërvallës, Suzana Gërvalla, pasi për të kjo ditëlindje ka një kuptim të veçantë, por deri tash nuk ka arritur ta realizojë.

Ministria kosovare e Kulturës ka dëgjuar kërkesën e gruas së Gërvallës, ku atë ditë do të bëhet rieditimi i CD-së së tij, interpretimi i këngëve nga emra të njohur të muzikës në Kosovë, recitimi i vargjeve të shkëputura nga veprat e tij, ku dhe do të nderohet Jusuf Gërvalla. Me këtë rast Ministria kosovare e Kulturës do të ndajë një mirënjohje për kontributin dhe veprën e Gërvallës

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *