Home / Sport / MIHA I KËNAQUR ME RRIKTHIMIN NË SHKËNDIJË

MIHA I KËNAQUR ME RRIKTHIMIN NË SHKËNDIJË

“Drejtuesit e Shkëndijës më kontaktuan dhe pas bisedave të realizuara ne arritëm në pikat e përbashkëta. Unë jam i kënaqur që përsëri rrikthehem në klubin ku ndjehem si në shtëpinë time dhe ku punoj me zemër e shpirt”, – deklaroi trajner i ri i Shkëndijës , Edmond Miha.

Lajmi për angazhimin e Edmond Mihës në pankinën e Shkëndijës erdhi si befasi e madhe për opininon futbollistik tetovar dhe më gjërë. Megjithatë trajneri i mirënjohur nga Shqipëria sqaron se është i kënaqur nga rrikthimi në Shkëndijë, aty ku çdo herë ndjehet si në shtëpi.

“Drejtuesit e Shkëndijës më kontaktuan dhe pas bisedave të realizuara ne arritëm në pikat e përbashkëta. Unë jam i kënaqur që përsëri rrikthehem në klubin ku ndjehem si në shtëpinë time dhe ku punoj me zemër e shpirt”, – konfirmoi marrëveshjen Miha, duke vijuar më tej.”Mendoj se Shkëndija posedon formacion të fortë, ndërsa jam i kënaqur që më në fund më jepet rasti të punoj në kushte dhe ekip të mirë. Këtë e dhe nga fakti jo se paraprakish kam qenë i pakënaqur, por patjetër të pranojmë se çdo herë kam qenë në ekip, në momente kur skuadra kishte probleme finansiare. Tani më në fund kam mundësinë që të punoj pa u ballafaqur me probleme të tilla dhe shpresoj që së bashku, me angazhimin maksimal të të gjithëve në klub do të mund të arrijmë rezultate të mëdha”, – tha Edmond Miha, i cili sot kishte seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij. Rikujtojmë se për Edmond Mihën ky është angazhimi i pestë në Shkëndijë, ndërsa për herë të fundit ai drejtoi “kuq e zinjtë” para tre viteve. Është interesant fakti se asokohe drejtor sportiv i Shkëndijës ishte Qatip Osmani, ndërsa kapiten Erhan Selimi. Këta dy të fundit në fillim të sezonit të kaluar u emëruan trajnerë të Shkëndijës, duke e drejtuar klubin drejt titullit të Kampionit në Ligën e Dytë dhe inkuadrim në Ligën e Parë. Osmani me sukses drejtoi skuadrën edhe në gjashtë javët e para të sezonit të ri, ku skuadra shënoi 2 fitore, 2 barazime dhe po aq disfata. Ndoshta zëvendësimi vjen si pasojë e disfatës së fundit nga Renova, mirëpo fakt është që përkundër rezultateve, Shkëndija me Osmanin në pankinë tregonte lojën më të mirë dhe më bindëse nga të gjithë ekipet e Ligës së Parë. Pikërisht për këtë fakt, drejtuesit e Shkëndijës duan që ‘Qaton’ ta mbajnë në ekip, por tani si ndihmës i Edmond Mihës. Lajmet e fundit nga tabori “kuq e zi” thonë se Osmani ka pranuar të mbetet në ekip dhe ky është lajm i mirë për adhuruesit e Shkëndijës, të cilët besojnë se me Mihën, por edhe ‘Qaton’ dhe Selimin në pankinë, Shkëndija do të hapërojë drejt kreut të tabelës në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *