Home / Sport / Miha trajner i ri i Shkëndijës

Miha trajner i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka nagazhuar në rradhët e saj trajnerin e njohur nga Shqipëria Edmond Miha, i cili pritet të debutojë në pankinë nëduelin e të dielës me Horizont Turnovën. Ndërkohë drejtuesit e Shkënidijës, të kënaqur me punën e deritanishme të Qatip Osmanit, kanë vendosur që atij t’i ofrojnë të vazhdojë të mbetet pjesë e stafit tekinik së bashku me bashkëpuntorët e tij më të afërt.

Edmond Miha është trajner i ri i KF Shkëndija nga Tetova. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e skuadrës tetovare, të cilët kanë vendosur që të mbajnë të paprekur pjesën e mbetur të pankinës. Ata e kanë parë të arsyeshme të përforcojnë stafin teknik me trajnerin e mirënjohur, ndërsa trajnerit të deritashëm Qatip Osmanit i kanë ofruar që të vazhdojë të mbetet në ekip, së bashku mendihmësit, Selimin, Ramadanin dhe Dalip. Megjithatë mbetet e paqartë nëse Osmani do të pranojë të qëndrojë si ndihmës, pasi ai ka vendosur që të shqyrtojë mirë situatën, ndërsa së shpejti do të sjellë vendim. Ndryshimet ndodhën pas disfatës së Shkëndijës në duelin me Renovën, ndërsa Miha pritet të debutojë në pankinë në takimin me Horizon Turnovën. Për trajnerin nga Shqipëria ky është rrikthimi i pestë në pankinën e Shkëndijës, pasi paraprakisht katër herë udhëhoqi me sukses “kuq e zinjtë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *