Home / Lajme / Maqedoni / Mijëra gra, burra dhe fëmijë ekspozohen para çdo lloji të eksploatimit

Mijëra gra, burra dhe fëmijë ekspozohen para çdo lloji të eksploatimit

21 shtator-
“Për luftë të suksesshme me këtë lloj të krimit dhe eksploatimit është i domosdoshëm bashkëpunim i drejtpërdrejtë me të gjitha institucionet e sistemit. Nga viti 2004 në Shkup është regjistruar Marri qendra rajonale”, njoftoi drejtori i kësaj qendre, Tërpe Stojanovski.

Tregatrët me njerëz gjejnë mënyrë që maksimalisht ta zmadhojnë profitin, ndërsa viktimat i rekrutojnë kryesisht nga vendet me standard të ulët dhe me situatë të pasigurt të sigurisë. Kohëve të fundit eksploatimi seksual gjithnjë e më shumë transferohet mbi atë të punës. Ky është një lloj real i krimit dhe ka të bëjë me ofertën e ndërruar dhe kërkesën, vlerësojnë pjesëmarrësit në debatin e Komisionit për migrim, refugjatë dhe popullatë të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Në çdo lloj eksploatimi çdo vit janë ekspozuar mijëra gra, burra dhe fëmijë kështu që me të drejtë mund të kualifikohet si lloj i ri i robërisë. Italia dhe Suedia janë më të avancuara në dhënien e lejeve të përkohshme për qëndrimin e viktimave, ndërsa ata në mënyrë më përkatëse janë trajtuar në SHBA, ku policia dhe zyrat migruese bashkëpunojnë ngushtë.

“Për luftë të suksesshme me këtë lloj të krimit dhe eksploatimit është i domosdoshëm bashkëpunim i drejtpërdrejtë me të gjitha institucionet e sistemit. Nga viti 2004 në Shkup është regjistruar Marri qendra rajonale”, njoftoi drejtori i kësaj qendre, Tërpe Stojanovski.

Në të përfaqësues të tyre kanë gjashtë anëtaret Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Krocia, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa buxhetimi i tij mbulohet nga Qeveritë e vendeve anëtare dhe nuk kushton më shumë se 350 mijë euro në vit.

Tubimin i cili u mbajt në Parlamentin e Maqedonisë e hapi spikeri Trajko Veljanoski i cili ndër të tjerash theksoi se ky lloj robërimi, i cili nuk njeh kufinj, është një nga mënyrat më të këqinja të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Republika e Maqedonisë, njofoi Veljanoski, vitin e kaluar e ratifikoi Konventën për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe jep kontribut aktiv në luftën kundër kësaj fatkeqësie në kuadër ndërkombëtar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *