Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtohet kanalizimi në Bllok 80

Ndërtohet kanalizimi në Bllok 80

30 shtator-
“Gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar shumë rrugë të reja, kanalizime fekale dhe atmosferike, zhardonier, ndriçim publik, të gjitha sipas standardeve bashkëkohore. Ndërsa sot, gjendemi në lagjen e Vardarit, gjegjësisht në Bllokun 80 ku përurojmë ndërtimin e kanalizimit fekal që është një investim i munguar për këtë lagje”, tha Pustina.

Të enjten u bë inaugurimi i fillimit me punë për ndërtimin e kanalizimit fekal në Bllokun 80.

Sipas zëdhënësit të komunës së Tetovës, Flakran Pustina, komuna e Tetovës po punon intensivisht për rregullimin e infrastrukturës në qytet.
“Gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar shumë rrugë të reja, kanalizime fekale dhe atmosferike, zhardonier, ndriçim publik, të gjitha sipas standardeve bashkëkohore. Ndërsa sot, gjendemi në lagjen e Vardarit, gjegjësisht në Bllokun 80 ku përurojmë ndërtimin e kanalizimit fekal që është një investim i munguar për këtë lagje”, tha Pustina.

Banorët e lagjes së Vardarit shprehën falënderimet për komunën e Tetovës për realizimin e këtij projekti. Ata thanë se në këtë lagje afërsisht për dyzet vjet nuk ka ekzistuar kanalizimi fekal, ndërsa ndërtimi i tij do tu shërbejë pesëqind shtëpive të kësaj lagjeje.

Ndryshe, kanalizimi fekal që ndërtohet në Bllok 80, ka gjatësi prej 974 metër, ndërsa vlera e këtij investimi kap shifrën prej 5 milionë denarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *