Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshon orari i restrikcionit të ujit

Ndryshon orari i restrikcionit të ujit

21 shtator
Kufizimi gjatë natës do të fillojë nga ora 00:00 deri në orën 3:00 pas mesnatës, ndërsa gjatë ditës nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Orari i vjetër ka qenë në mbrëmje nga ora 16:00 deri 17:30 dhe në mëngjes nga ora 4:00 deri 5:30.

Qytetarët e Tetovës asesi nuk mund të furnizohen me ujë të pijshëm rregullisht, por gjithmonë në fuqi është rregjimi i restrikcionit prej, 5 deri në 6 orë në ditë pa ujë të pijshëm.

Së fundmi Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e martë do të ketë ndryshimit të terminëve të kufizimit të ujit të pijshëm.

Kufizimi gjatë natës do të fillojë nga ora 00:00 deri në orën 3:00 pas mesnatës, ndërsa gjatë ditës nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Orari i vjetër ka qenë në mbrëmje nga ora 16:00 deri 17:30 dhe në mëngjes nga ora 4:00 deri 5:30.

“Prurjet aktuale prej 400 litrave në sekondë janë të mjaftueshme për furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm. Problemi i mungesës së ujit të pijshëm është harxhimin enorm i tij në këtë periudhë të vitit.

Kjo vjen si pasojë e keqpërdorimit të ujit, andaj thërrasim qytetarët të mos harxhojnë ujin e pijshëm për ujitje, larje të sipërfaqeve para shtëpive apo lokaleve afariste, larje të automjeteve etj”, ka deklaruar ditë më parë drejtori i NPK-së Hasan Luma.

Drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma, apelon qytetarët të shfrytëzojnë racionalist ujin për pije, ndërsa Inspektorati Komunal i Tetovës do të merr pasa përkatëse sanksionuese kundrejt të gjithë atyre që ujin për pijë e shfrytëzojnë për nevoja dytësore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *