Home / Lajme / Botë / Nëntë vjetë nga sulmet terroriste

Nëntë vjetë nga sulmet terroriste

11 shtator-
Amnesty International është “thellësisht e shqetësuar për rritjen e numrit të krimeve të raportuara kundër myslimanëve dhe rritjen e ndjenjave anti-myslimane”.

Amerikanët po përgatiten të përkujtojnë nëntë vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, ku humbën jetën 3000 persona.
Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në Nju Jork, ku dy aeroplanë sulmuan dhe shkatërruan më 11 Shtator të vitit 2001 Qendrën Botërore të Tregtisë.
Ceremonia e këtij viti vjen në kohën kur janë rritur ndjenjat anti-islamike në Shtetet e Bashkuara. Planet për ndërtimin e një qendre kulturore islamike në afërsi të vendit ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork dhe planet e një pastori në Florida për të djegur qindra kopje të Kuranit kanë shtuar debatet.
Amnesty International është “thellësisht e shqetësuar për rritjen e numrit të krimeve të raportuara kundër myslimanëve dhe rritjen e ndjenjave anti-myslimane”.
Pastori Teri Xhons në Florida ka pezulluar për momentin djegjen e Kuranit, të planifikuar për sot.
Presidenti Obama i ka bërë thirrje amerikanëve të respektojnë shumëllojshmërinë e besimeve fetare.
“Duhet të sigurohemi se nuk fillojmë t’i kundërvihemi njëri-tjetrit. Unë do të bëj gjithçka kam mundësi, për aq kohë sa jam president i Shteteve të Bashkuara, për t’i kujtuar amerikanët se ne jemi një popull. Mund ta quajmë Zotin me emra të ndryshëm, por mbetemi një komb”, tha Obama. evropa e lire.

Ahmeti telegram përkujtimi për 11 shtatorin presidentit amerikan Obama

Kryetarti i Bashkimit Demokratik për Integrim Ai Ahmeti i dërgoi telegram përkujtimi presidentit amerikan Barak Obama me rasin e sulmit terroriste në 11 shtator të vitit 2001.”Shpeshherë njerëzimit i është dashur të ballafaqohet me anën e errët të llojit të vet. Më 11 shtator 2001 mbarë bota e qytetëruar u godit nga çmenduria dhe urrejtja irracionale e pjesës së vet të shëmtuar. Sulmi terrorist i atij 11 shtatori nuk goditi vetëm popullin amerikan, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por preku dhe plagosi mbarë botën demokratike”, thuhet në telegramin e përkujtimit të kryetarit të BDI-së.”Populli shqiptar në përgjithësi, anëtarët dhe simpatizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim në mënyrë të veçantë dhe unë personalisht, duke dënuar fuqimisht aktin qyqar e barbar të 11 shtatorit, edhe një herë solidarizohemi me popullin amerikan, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave të pafajshme dhe njëkohesisht e manifestojmë përkrahjen tonë të parezervë në përkushtimin tuaj për ta luftuar terrorizmin në çdo skaj të botës”Lufta e të mirës kundër të keqes e ka shoqëruar njerëzimin në gjithë rrugëtimin e tij nëpër histori… Fatmirësisht, forcat e dritës gjithmonë kanë ngadhnjyer mbi ato të errësirës, prandaj une jam i bindur dhe besoj fuqimisht se 11 shtatori i vitit 2001 nuk do të përsëritet kurrë më dhe se terrorizmi i cilësdo ngjyre qoftë do të marrë dënimin e merituar, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *