Home / Lajme / Maqedoni / Nga viti 1990 20 fëmijë të zhdukur në Maqedoni

Nga viti 1990 20 fëmijë të zhdukur në Maqedoni

10 qershor
Në qytetin e Kumanovës u regjistruan dy raste të zhdukjes së fëmijëve, Dani Mehmedi, 4 vjeç, i cili u zhduk më 21 mars dhe Mirsada Heldoviç, 5 vjeç, e zhdukur më 12 prill.

Zyrtarë të MPB-së deklaruan se rastet e fëmijëve të zhdukur janë në shqyrtim e sipër dhe se po vazhdojnë hetimet për gjetjen e tyre, duke përfshirë edhe bashkëveprimin me Interpolin.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka zbuluar asnjë gjurmë lidhur me zhdukjen e fëmijëve gjatë muajve mars – prill të këtij viti.

Tre fëmijë të moshës së mitur rezultojnë të zhdukur: Mitat Ibrahimi, 7 vjeç nga fshati Konjare e Mesme e Shkupit, i cili më 19 mars u zhduk në afërsi të shtëpisë së tij.

Në qytetin e Kumanovës u regjistruan dy raste të zhdukjes së fëmijëve, Dani Mehmedi, 4 vjeç, i cili u zhduk më 21 mars dhe Mirsada Heldoviç, 5 vjeç, e zhdukur më 12 prill.

Zyrtarë të MPB-së deklaruan se rastet e fëmijëve të zhdukur janë në shqyrtim e sipër dhe se po vazhdojnë hetimet për gjetjen e tyre, duke përfshirë edhe bashkëveprimin me Interpolin.

“Ekipe të posaçme janë duke punuar dhe hetuar këto raste dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për shmangie nga kjo pistë e hetimeve”, theksoi një zëdhënës i MPB-së.

Familjarët e fëmijëve të zhdukur kanë bërë thirrje për angazhime me efektive të organeve të rendit për të siguruar ndonjë gjurmë për fatin e fëmijëve të tyre të humbur.

Nga vitet e 90-ta në Maqedoni konsiderohen të zhdukur rreth 20 fëmijë, për të cilët nuk është zbuluar asnjë gjurmë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *