Home / Lajme / Maqedoni / Nimici paralajmëron propozim të ri, Drucas i përsërit ‘vijat e kuqe’

Nimici paralajmëron propozim të ri, Drucas i përsërit ‘vijat e kuqe’

21 shtaror-
I pyetur për bllokadën Greke lidhur me proceset eurointegruese për shkak të emrit, Fouere tha se , kjo është pyetje që duhet t`i bëhet dy qeverive. “Siç e dini unë mendoj se duhet që të patjetër të dy vendet të gjejnë zgjidhje sa ma shpejt, sepse në fund të fundit janë dy vende fqinje dhe do të jenë fqinjë përgjithmonë dhe duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare, sepse një zgjidhje e këtij konteksti do të ishte me një rëndësi të madhe jo vetëm për këto dy vende por edhe për tërë rregjionin dhe ne në BE, shpresojmë dhe lutemi se do të gjendet zgjidhje dhe ju e dini mirë se një proces për zgjidhjen e kësaj problematike zhvillohet në BE dhe OKB”, tha ambasadori Fuere, sot ne Tetove.

Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Methju Nimic pas takimit të mbrëmshëm me shefin e dioplomacisë greke Dimitris Drucas në Nju-Jork, deklaroi se nuk ka propozim të ri dhe se do të duhet që të jenë shumë të kujdesshëm në përgatitjen e tij.

“Në vitet e kaluara dhash një seri propozimesh por deri tani nuk gjetëm ndonjë që është e pranueshme për të dyja palët. Mendoj se do të duhet që të jemi shumë të kujdesshëm në përgatitjen e propozimit të ri, sepse ka shumë punë në tryezë që të dyja palët duhet t’i marrin parasysh dhe t’i shqyrtojnë”, tha Nimici. Sipas tij, dialogu midis dy kryeministrave dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tashmë janë në nivel tjetër prej disa viteve, por se ende nuk ka ardhur koha për propozimin final.

Drucas, transmeton agjencia e lajmeve ANA-MPA, në takim i përsëriti pozicionet greke për çështjen që siç theksoi “janë të qarta, konzistuese, reale dhe të ndershme”.

“Qeveria greke ka vullnet politik për zgjidhje në kuadër të vijave të njohura të kuqe – emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. I rekomandova mediatorit Nimic se edhe kryesia politike në Shkup duhet që të vijë në tryezën e negociatave në KB me frymë konstruktive. Për fat të keq deri tani nuk pamë një përgatitje të tillë nga pala tjetër”, deklaroi Drucas. Shprehu keqardhje që, sipas informacioneve të cilat i ka në dispozicion, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithsme të KB-së në Nju-Jork ku ka pasur mundësi për një takim të ri të drejtpërdrejtë dhe bisedime me kryeministrin Papandreu.

Takim me ndërmjetësuesin e KB-së një ditë më parë në Nju-Jork pati edhe presidenti i Maqedonsë, Gjorge Ivanov. Pas bisedimeve Nimici deklaroi se shikon një zhvillim pozitiv dhe se është rritur ndjenja e mirëbesimit se problemi mund të zgjidhet me dialog në shkallë shumë të lartë, midis kryesisë së të dy vendeve.

“E ndjej se palët tani flasin midis tyre për punë të cilat janë në kuadër ku mund të shihet ndonjë pritje se eventualisht mund të gjendet zgjidhje për këtë problem. Shikoj dialog i cili më jep pritje realiste se problemi mund të vijë deri në një zgjidhje të dyanëshme në të cilën të dyja palët do të ndjehen se kanë arritur qëllime kombëtare dhe do ta mbrojnë krenarinë kombëtare të të dyja palëve”, deklaroi Nimici pas takimit me Ivanovin.
Për zgjidhjen e kontestit të emrit është e domosdoshme disiplinë dhe ndërmjetësim më i madh nga evropianët, deklaroi drejtori i hulumtimeve evropiane në Këshillin për marrëdhënie me jashtë Çarls Kapçan.

Kapçan, në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase thekson se nuk e shpreh vetëm qëndrimin e tij, por edhe qëndrimin e shumë analistëve amerikan kur thotë se është koha e fundit të zgjidhet kontesti. Ai është i vetëdijshëm për vështirësitë dhe për atë që janë tjetër veç emrit mund të implikojë çështjen.

“Çështja përe gjuhës dhe përkatësinë etnike në Ballkan është shumë e komplikuar. Askush nuk do t’i zgjedh pohimet e kundërta gjatë natës. Përbërësi i nevojshëm është pjekuria dhe disiplina. Koha është që të dyja palët të heqin dorë nga loja e akuzave të dyanshme dhe të kapen për detyrën që ta zgjedhin çështjen” thotë Kapçan.

Drejtori për hulumtime evropiane i Këshillit për marrëdhënie me jashtë ka edhe rekomandim konkret si të bëhet ajo:

“Është i nevojshëm kreativitet, të gjendet formulë me të cilën maqedonasit vlerësojnë se e kanë ruajtur identitetin e tyre kulturor dhe historik. Mendoj se fjala më e mirë do të ishte zgjidhja me të cilën do të shpëtohet fytyra e grekëve. Të jemi real- ajo që ndodhi është se çështja esklaoi dhe fitoi rëndësi të madhe më shumë se meriton.

Kapçan nuk sheh se çfarë më shumë mund bëjnë SHBA, veçanërisht kur janë të preokupuar me çështje të tjera.

“SHBA bëjnë mirë kur e shprehin mendimin e vetë, bëjnë presion ndaj palëve, por i lënë negociata më të rëndësishme të BE-së dhe KB-së. SHBA është në pozitë kur kanë rend dite të ngarkuar, veçanërisht në Afganistan, Irak dhe Lindjen e Afërt, dhe orientohen nga Evropa të marrin barrë më të madhe në Ballkan. Kjo çështje, gjithsesi është një nga ata në të cilat evropianët duhet të kenë përparësi”, deklaroi ai.

Çfarë mendoni për qëndrimin se Maqedonia është vendosur në situatë të zgjedh mes anëtarësimit në NATO dhe BE dhe emrin, Kapçan thotë se ai e vendos Maqedoninë në pozitë të rëndë dhe të padëshirueshme dhe “për këtë është urgjente maqedonasit dhe grekët të ulen bashkë dhe t’i japin fund këtij kontesti”.

Ai beson se të dyja palët kanë filluar të shohin se është koha për kthesë. “Do t’i inkurajoja të dyja palët të jenë të gatshme të japin por edhe të marrin. Të dyja palët të mos vijnë me vija të kuqe dhe kushte, por, thjeshtë të thuhet: mjaft ishte. Le të vazhdojmë me jetën dhe të gjejmë kompromis”, tha Çarls Kapçan.
Ka ardhur koha për propozim përfundimtar për zgjidhjen e çështjes për emrin, por ai duhet që të jetë i përgatitur me shumë kujdes, deklaroi ndërmjetësuesi Methju Nimic pas takimit të mbrëmshëm në Nju-Jork me shefin e diplomacisë greke Dimitris Drucas.

“Dialogu midis dy kryministrave dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tani janë në shkallë tjetër në dallim nga para disa vitesh. Në vitet e kaluara dhashë një sërë propozimesh, por deri tani nuk gjetëm ndonjë që është e pranueshme për të dyja palët. Propozimi i ri duhet që të përgatitet me shumë kujdes sepse ka shumë punë në tryezë që të dyja palët duhet t’i marrin parasysh dhe t’i shqyrtojnë”, tha Nimici.

Drucas, transmeton agjencia ANA-MPA, në takim i përsëriti pozicionet greke për çështjen që siç theksoi “janë të qarta, konzistuese, reale dhe të ndershme”.

“Qeveria greke ka vullnet politik për zgjidhje në kuadër të vijave të njohura të kuqe – emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. I rekomandova mediatorit Nimic se edhe kryesia politike në Shkup duhet që të vijë në tryezën e negociatave në KB me frymë konstruktive. Për fat të keq deri tani nuk pamë një përgatitje të till nga pala tjetër”, deklaroi Drucas, Shprehu keqardhje që, sipas informacioneve të cilat i ka në dispozicion, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithsme të KB-së në Nju-Jork ku ka pasur mundësi për një takim të ri të drejtpërdrejtë dhe bisedime me kryeministrin Papandreu.

Takim me ndërmjetësuesin e KB-së një ditë më parë në Nju-Jork pati edhe presidenti i Maqedonsë Gjorge Ivanov. Pas bisedimeve Nimici deklaroi se shikon një zhvillim pozitiv dhe se është rritur ndjenja e mirëbesimit se problemi mund të zgjidhet me dialog në shkallë shumë të lartë, midis kryesisë së të dy vendeve.

“E ndjej se palët tani flasin midis tyre për punë të cilat janë në kuadër ku mund të shihet ndonjë pritje se eventualisht mund të gjendet zgjidhje për këtë problem. Shikoj dialog i cili më jep pritje realiste se problemi mund të vijë deri në një zgjidhje të dyanëshme në të cilën të dyja palët do të ndjehen se kanë arritur qëllime kombëtare dhe do ta mbrojnë krenarinë kombëtare të të dyja palëve”, deklaroi Nimici pas takimit me Ivanovin.
zgjerimin e arsimit, avancimin e ambientit jetësor, por përparim më të vogël shënon në fushën e varfërisë dhe të partneritetit për zhvillim, që i përket faktit që fqiu i saj i parë, anëtar i BE-së e pengon në zhvillimin ekonomik, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e Samitit të Qëllimeve zhvillimore shekullore, që po mbahet në kuadër të Asamblesë së 65-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

“Ka edhe sqarim pse është përparimi i pamjaftueshëm në këto segmente. Për shumë të pranishëm edhe këtu në këtë sallë është e çuditshme të dëgjojnë se pjesërisht shkaqet për zhvillimin jopërkatës duhet të kërkohen në procedurat e një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s. Për fat të keq duhet t’ju tregoj se Republika e Maqedonisë është e penguar në zhvillimin ekonomik, nga fqinji i tij i parë. Kemi problem të imponuar rreth emrit të vendit tim, i cili përveç në planin politik, na krijon implikime serioze në zhvillimin ekonomik, në tërheqjen e investimeve të huaja, diçka që mundet drejtpërdrejtë ta zvogëlojë varfërinë dhe papunësinë”, theksoi presidenti Ivanov.

Shefi i shtetit potencoi se Maqedoia 15 vjet pas embargos së parë tregtare nga Republika e Greqisë përballet me bllokadë të re, e cila nuk i ka karakteristikat e embargos nga vitet e 90-ta, por megjithatë i ka pasojat e njejta.

“Është fakt se Republika e Greqisë është një nga investitiorët më të mëdhenj në Republikën e Maqedonisë, por gjithashtu është fakt se me bllokadat në proceset integruese, indirekt na bllokohet tërheqja e investitorëve dhe e investimeve të huaja. Por, ne nuk jemi të dekurajuar. Besojmë se së shpejti me fqinjin tonë do të gjejmë zgjidhje, e cila do të na sigurojë të ardhmen evropiane dhe euroatlantike, ndërsa me këtë edhe mirëqenien për qytetarët tanë. Ne jemi të gatshëm për këtë”, theksoi presidenti i Maqedonisë në fjalimin në Samitin për qëllimet zhvillimore shekullore.

I pyetur për bllokadën Greke lidhur me proceset eurointegruese për shkak të emrit, Fouere tha se , kjo është pyetje që duhet t`i bëhet dy qeverive. “Siç e dini unë mendoj se duhet që të patjetër të dy vendet të gjejnë zgjidhje sa ma shpejt, sepse në fund të fundit janë dy vende fqinje dhe do të jenë fqinjë përgjithmonë dhe duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare, sepse një zgjidhje e këtij konteksti do të ishte me një rëndësi të madhe jo vetëm për këto dy vende por edhe për tërë rregjionin dhe ne në BE, shpresojmë dhe lutemi se do të gjendet zgjidhje dhe ju e dini mirë se një proces për zgjidhjen e kësaj problematike zhvillohet në BE dhe OKB”, tha ambasadori Fuere.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *