Home / Sport / Optimizmi i Alegrit: Jemi në rrugën e duhur

Optimizmi i Alegrit: Jemi në rrugën e duhur

Megjithëse nuk ia doli të marrë tri pikë, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është i kënaqur nga skuadra në ndeshjen me Lacion.

“Të mërkurën skuadra më pëlqeu, luajtëm me sakrificë. Patëm tre raste në pjesën e parë, në të dytën ndeshja u balancua disi. Goditëm tranversën dhe patëm një rast të mirë me Boatengun. Nëse do të kishim dalë me fitore, tashmë do të ishim duke thënë se Milani është rikthyer. Megjithatë jemi në rrugën e duhur”, pohoi Alegri në përfundim të sfidës ndaj Lacios, të përfunduar në barazim 1-1.

Ai e di që “duhen ende shumë përmirësime” dhe nga skuadra e tij pritet shumë, sepse “është normale, jemi Milani dhe duhet të fitojmë gjithmonë”. “Duhet të punojmë më tepër me gabimet që bëjmë në fushë. Duhet të dimë të mbajmë më mirë topin, megjithëse nuk mund të dominojmë për 90 minuta. Tani duhet të rigjejmë fitoren dhe shpresoj ta bëjmë që të shtunën”, shtoi tekniku kuqezi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *