Home / Sport / Ozil: Së shejti tifozët do të na duartrokasin

Ozil: Së shejti tifozët do të na duartrokasin

Mesfushori gjerman beson se së shpejti në “Bernabeu” do të dëgjohen thirrjet e gëzimit të tifozëve, sapo ekipi të përmirësojë lojën.

“Galaktikët” kanë fituar tre nga katër ndeshjet e kampionatit duke kryesuar me dhjetë pikë, përveç fitores 2-0 ndaj Ajaksit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, në “Bernabeu”nuk janë fort të kënaqur për lojën që skuadra ka zhvilluar në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni.

Por Mesut Ozil është plot besim se së shpejti loja e Realit do të jetë më e bukur dhe tifozët do të shpërthejnë në gëzim. “Sigurisht që ne duam të japim maksimumin në fushë, por jemi njerëz, jo robotë. Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë e ndonjëherë keq. Jam i bindur se do të bëjmë lojë më të mirë”, pohoi 22-vjeçari në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “As”.

Më tej vijoi: “Së shpejti ‘Bernabeu’ do të duartrokasë lojën tonë. E dimë që mund të përmirësohemi dhe që kemi një rrugë të vështirë përpara. Por jemi një ekip i ri dhe mund të zhvillohemi. Do të jemi shumë më të fortë dhe fansat do të kënaqen”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *