Home / Lajme / Maqedoni / Pacolli: Kosova anëtare e OKB-së në shtator të 2011

Pacolli: Kosova anëtare e OKB-së në shtator të 2011

16 shtator-
Shteti i 193-të, i OKB-ës, Republika e Kosovës dhe flamuri i saj do të vendoset në shtizat e OKB-ës, në shtatorin e vitit që vjen, pra më 2011. Por, nuk do të thotë se këtu përfundon gjithçka. Ne duhet të punojmë edhe më shumë që t’a forcojmë dhe konsolidojmë shtetin tonë Kosovën. Të punojmë më shumë për ngritjen e Kosovës ne ekonomi, mirëqënien dhe të forcojmë mbrojtjen e saj në bazë të kushtetutës së saj të shenjtë”, deklaroi për INA, lobuesi për Kosovën, Pacolli.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaroi në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA se Republika e Kosovës në shtatorin e vitit 2011 do të bëhet shteti i 193 i OKB-së.

Shteti i 193-të, i OKB-ës, Republika e Kosovës dhe flamuri i saj do të vendoset në shtizat e OKB-ës, në shtatorin e vitit që vjen, pra më 2011. Por, nuk do të thotë se këtu përfundon gjithçka. Ne duhet të punojmë edhe më shumë që t’a forcojmë dhe konsolidojmë shtetin tonë Kosovën. Të punojmë më shumë për ngritjen e Kosovës ne ekonomi, mirëqënien dhe të forcojmë mbrojtjen e saj në bazë të kushtetutës së saj të shenjtë”, deklaroi për INA, lobuesi për Kosovën, Pacolli.

Ai nënvizon se lobimi i ti nuk është për lavdi personale, por për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Kam lobuar fiqishëm, sidomos në ato vende ku unë personalishtë kam edhe miqtë e mi, që janë presidentë, mbretër dhe kryeministra të disa vendeve. Gjithçka kam bërë jo për emër, as për përfitime, por e kam bërë gjithçka për vendin tim, shtetin e Kosovës, që emri i saj dhe vendi që e meriton Kosova, të jenë aty ku duhet. Dhe Kosova sa më parë të zërë vendin e saj!”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke shtuar se ka pasur tentativa për të bllokuar dhe penguar lobimet e tij. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *