Home / Lajme / Rajon / Pahor: Keq të luftohet për diçka të humbur

Pahor: Keq të luftohet për diçka të humbur

4 shtator-
“Serbia nuk ka kurrfarë interesi as që të bëhet faktor jo konstruktiv”, ka thënë ndër të tjera Tadic, duke shfaqur pritjet se në një periudhë të shkurtër kohore në diskutimet me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton do të gjendet zgjidhja.

Kryeministri slloven Borut Pahor citohet të ketë thënë se do të bëjë ç’është në mundësinë e tij ta bind kolegun dhe mikun nga Serbia, Boris Tadic se për Serbinë, por edhe për rajonin e më gjerë, gjëja më e keqe është “të luftojë për diçka që e ka humbur dhe të synojë nga e paarritshmja”, duke aluduar në pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Boris Tadic në Nova Goricë të Sllovenisë ka thënë se beson që është e mundshme të gjendet kompromisi rreth tekstit të projekt-rezolutës për Kosovën, i cili do të kënaqte Serbinë dhe Bashkimin Evropian dhe njëherësh të mundësojë fillimin e dialogut për, siç u shpreh ai, zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Të premten mbrëma pas bisedës me kryeministrin slloven Borut Pahor në fshatin Dobrova, afër Nova Goricës, Tadic po ashtu ka thënë se Serbia, e cila respekton të drejtat legjitime të popullit shqiptar, nuk mund të bisedojë me përfaqësuesit e, siç është shprehur ai, të të ashtuquajturit shtet i Kosovës.

Por, pas darkës së përbashkët Tadic ka rikujtuar “vijën e kuqe” për Serbinë.

“Serbia nuk ka kurrfarë interesi as që të bëhet faktor jo konstruktiv”, ka thënë ndër të tjera Tadic, duke shfaqur pritjet se në një periudhë të shkurtër kohore në diskutimet me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton do të gjendet zgjidhja.

Nga ana e tij, kryeministri slloven Borut Pahor ia ka tërhequr vërejtjen presidentit Tadic se në interesin e Serbisë dhe të BE-së është që teksti i projekt-rezolutës serbe të jetë i pranueshëm edhe për Serbinë, edhe për BE-në.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *