Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti refuzon pranimin e përkthyesve shqiptarë

Parlamenti refuzon pranimin e përkthyesve shqiptarë

16 shtator-

“Ka pasur një dezinformatë se në Parlament do të pranohen 70 përkthyes. Nuk kemi kapacitete dhe nevojë. Për 15 veta janë planifikuar vendet dhe ata do të sistematizohen sipas nevojave tona”, deklaroi sekretari i Parlamentit.

Parlamenti i Maqedonisë ka refuzuar pranimin e 70 kandidatëve shqiptarë të propozuar për punësim në cilësinë e përkthyesve në këtë institucion.

Kjo është kumtuar nga sekretari i Parlamentit, Zharko Denkovski, i cili refuzoi shifrën e rekomanduar për punësimin e 70 kandidatëve. Ai theksoi se është planifikuar punësimi i vetëm 15 përkthyesve shqiptarë, për përkthimet shqip-maqedonisht dhe anasjelltas.

“Ka pasur një dezinformatë se në Parlament do të pranohen 70 përkthyes. Nuk kemi kapacitete dhe nevojë. Për 15 veta janë planifikuar vendet dhe ata do të sistematizohen sipas nevojave tona”, deklaroi sekretari i Parlamentit.

Ai me këtë ka hedhur poshtë paralajmërimin dhe dhënien e vendimeve nga ana e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Abdilaqim Ademi, i cili para një muaji i shpërndau 70 vendime pune të përkthyesve shqiptarë për t`i sistematizuar në Parlamentin e Maqedonisë.

Sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit njoftoi sot se 55 përkthyesit e tjerë do të shpërndahen nëpër institucionet e tjera, varësisht nga nevojat e tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *