Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohen varrezat myslimane në qytet

Pastrohen varrezat myslimane në qytet

8 shtator-
Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Hasan Luma, edhe njëherë i falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë këtij aksioni, qytetarët dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në komunën e Tetovës.

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, nën patronatin e drejtpërdrejtë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, në prag të festës së madhe Islame – Fitër Bajrami, gjatë këtij muaji morri aksion për pastrimin e varrezave myslimane.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Hasan Luma, edhe njëherë i falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë këtij aksioni, qytetarët dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në komunën e Tetovës.

“Aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave myslimane do të vazhdojë edhe pas festës së Fitër Bajramit, sepse në këtë mënyrë tregohet respekt ndaj atyre që më nuk gjenden në mesin tonë. Andaj thërrasim qytetarët dhe subjektet e ndryshme që edhe në të ardhmen të ndihmojnë këtë aksion”, tha Luma.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *