Home / Lajme / Maqedoni / PDSH ende e mban sekret emrin e deputetit ‘Kodosh’ nga radhet e BDI-së

PDSH ende e mban sekret emrin e deputetit ‘Kodosh’ nga radhet e BDI-së

“Në qoftë se komisioni nuk e bën këtë atëherë ne si PDSH do të ngrejmë aktpadi penale kundër anëtarëve të komisionit për lustrim si dhe do ta publikojmë emrin e deputetit të BDI-së, bashkpunëtorit të shërbimit sekret policor”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-se, Luan Tresi.

PDSH dhe BDI janë përplasur sot lidhur me procesin e lustrimit, pas publikimit të lajmit se njëri nga deputetët e partisë shqiptare në pushtet BDI ka qenë ish-bashkëpunëtor i UBD-së jugosllave.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi sot nuk publikoi emrin e deputetit, por paralajmëroi se do ti jap kohë dhe mundësi Komisionit për verifikimin e dosjeve që të kryej obligimin ligjor dhe të zgjidhë këtë çështje.

“Në qoftë se komisioni nuk e bën këtë atëherë ne si PDSH do të ngrejmë aktpadi penale kundër anëtarëve të komisionit për lustrim si dhe do ta publikojmë emrin e deputetit të BDI-së, bashkpunëtorit të shërbimit sekret policor”, deklaroi zëdhënësi Tresi.

Nga ana tjetër, nëpërmjet një komunikate ka reaguar partia e Ali Ahmetit e cila ka dënuar veprimet e PDSH-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është propozues i Ligjit për verifikimin e fakteve, i njohur si Ligji për lustracion. Ne si parti distancohemi dhe dënojmë degradimin moral të PDSH-së, e cila, si me direktivë, po e defokuson esencën e Ligjit për lustracion, duke e drejtuar atë kah viktimat dhe jo kah bashkepunëtoret e shërbimeve sekrete. Shqiptarët kanë qenë viktima më e madhe e sistemit monist dhe shërbimeve sekrete. Sot, një arti shqiptare me vetëdije është lëshuar në ndjekje dhe gjykim për atë se cilët shqiptarë kanë qenë ose nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve. Në ndërkohë, monsterët e vërtetë të shërbimeve sekrete edhe më tej funksionojnë në shoqërinë tonë. Është ironike që kemi ardhë në situatë që PDSH, sigurisht me direktiva, kundërshtarët e djeshëm të sistemit monist, sot t’i shndërrojë në viktima të sistemit demokratik”, ka reaguar BDI.

Kjo parti vlerëson se me keqardhje po duhet të merret me këtë siç thuhet “demonstrim të kulturës elementare politike dhe me këtë njollosje të së kaluarës sonë si shqiptare, fushatë të cilën me qëllim dhe me vetëdije të plotë e ka nisur PDSH”, thone ne BDI.
urime të larta nga partia e Ahmetit për Alfa Tv pranuan se partia e tyre do të ketë problem me lustracionin.

Një nga deputet e tyre është i pari në listë nga disa të dyshuar se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Thonë se për këtë se e kanë ditur prej më herët dhe e kanë paralajmëruar kryesinë dhe Ahmetin se duhet ta mbrojnë deputetin e tyre para se të hyjë në fuqi ligji për lustracion. Ti gjejnë ndonjë pozitë nga e cila nuk do të eksponohet. Nënkryetari i BDI-së nuk i demanton pohimet se në bankat e tyre parlamentare është i ulur edhe një bashkëpunëtor i dikurshëm i policisë.

“Mendoj se nuk është e drejtë që të lustrohen ata të cilët kanë qenë të diskriminuar ose me dhunë kanë pranuar ndonjëherë të bashkëpunojnë me shërbimet”, deklaroi njeriu i dytë i BDI-së, Rafiz Aliti.

Partia Demokratike Shqiptare paralajmëron konferencë për shtyp. “Një ngushëllim i vogël për këtë deputet është se ka edhe funksionarë më të lartë të partisë së tij, pra BDI-së, të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të policisë sekrete” deklaroi për Alfa Tv Sekretari Gjeneral i PDSH-së, Ernad Fejzullahu.

Ashtu siç njoftoi Alfa, lustratorët veçmë i kanë dokumentet e nevojshme për këtë deputet dhe janë para vendimit përfundimtarë, me të cilin ai do të jetë funksionari i parë i lustruar në Maqedoni. Në bazë të burimeve të larta të Komisionit, indikacione serioze ka edhe për një deputet se ka qenë spiun, por nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për të cilët shfletohet dokumentacioni është edhe një përfaqësues i lartë i pushtetit gjyqësor.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *