Home / Lajme / Maqedoni / PDSH padi penale ndaj komisionit per lustrim

PDSH padi penale ndaj komisionit per lustrim

20 shtator
Komisioni ka document prej 13 faqe ku deputeti I BDI-së ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor I shërbimeve sekrete.

Anëtarët e komisionit për lustrim fshehin fakte dhe dëshmi në favor të një deputeti dhe për këtë PDSH-ja ka ngritur padi penale , tha sot në Shkup, Luan Tresi zëdhënës I PDSH-së.

Sipas tij, komisioni ka document prej 13 faqe ku deputeti I BDI-së ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor I shërbimeve sekrete, por ende nuk e ka bere publik emrin e tij dhe me kete fsheh fakte dhe argumente.
Ndodhi ajo që paralajmëronte PDSH-ja. Fatkeqësisht komisioni për lustrim nuk vendosi në bazë të dokumentit prej 13 fletëve ku deputeti i BDI-së pranon të jetë bashkëpunëtor i shërbimit sekret policor. Gjithashtu kemi deklaratë publike të funksionarit të lartë të BDI-së që poashtu pranon se në radhët e deputetëve të tyre ka një bashkëpunëtorë të shërbimeve.

Komisioni për lustrim në mënyrë skandaloze voton si qeveri me 7 vota kundër fakteve, 7 vota kundër realitetit, dhe me 7 vota tenton ta shpëtojë deputetin e BDI-së, me çka bëhet pjesë e pazareve ditore politike, duke krijuar edhe një hipotekë të re për BDI-në.

E vërteta nuk mund të mbivotohet e as të fshihet. Prandaj PDSH-ja ngrenë aktpadi penale kundër anëtarëve të komisionit për lustrim që shkelin ligjin, dhe fton deputetin e të BDI-së që së paku si akt moral të jap dorëheqje dhe të tërhiqet nga skena politike.

Faktet dhe dëshmitë që ne i posedojmë si dhe gjithçka që ka të bëjë me ligjin për lustrim dhe punën e komisionit do ti dorëzojmë te gjithë faktori ndërkombëtarë në vend, tha zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, para zyrave të Komisionit për Lustrim

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *