Home / Lajme / Maqedoni / PDSH prezantoi të arriturat e BDI-së

PDSH prezantoi të arriturat e BDI-së

3 shtator-
Zyrtari i lartë i kësaj partie Imer Aliu, tha se, shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski.

Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për shtyp shpalosi rezultatet dhe të arriturat e BDI gjatë qeverisjes dy vjeçare 2008-2010.

“Konferenca për shtyp e paralajmëruar nga kryeministri i qeverisë VMRO-BDI, Nikolla Gruevski, siç paralajmëruan disa media qenka shtyre nga ndërhyrja e Ali Ahmetit dhe partia e tij BDI. Në këtë press konferencë Gruevski do ti prezantonte të arriturat e qeverisë së tij gjatë mandatit të tij 2008-2010”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Ai deklaroi se, shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski.

“Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja e dinë se Ali Ahmeti mashtroi dhe tradhtoi gjatë dhe pas konfliktit të 2001 duke keqpërdorur gjakun dhe dhimbjen e shqiptarëve për tu instaluar në pushtet herë me LSDM e herë me VMRO”, u shpreh Aliu.

Ai tha se Ali Ahmeti ka se për çka të krenohet para të tjerëve gjatë kësaj qeverisje dy vjeçare tani më me VMRO dhe atë :

-Ali Ahmeti dhe BDI lejuan dhe financuan Enciklopedinë maqedonase ku fyen e nënçmohen shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe BDI lejuan që Maqedonishtja të jetë obligative për nxënësit shqiptar nga klasa e parë

-Ali Ahmeti dhe BDI shkatërrojë institucionet shqiptare të cilën PDSH arriti ti themeloje si “Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, Teatrin shqiptarë në Shkup e Tetovë,Galerinë e arteve, fakultetin e Mjekësisë dhe të stomatologjisë

-Ali Ahmeti dhe BDI shkatërruan spitalet në vendet ku banojnë shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe BDI degraduan përdorimin e gjuhës shqipe

-Ali Ahmeti dhe BDI-ja sollën në gjendje të mjerueshme spitalet në vendet ku jetojnë shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe partia e tij lejojnë tekste shkollore me përmbajtje shoviniste maqedonase

-Ali Ahmeti dhe BDI miratojnë ligjin që stimulon natalitetin vetëm te maqedonasit

-Ali Ahmeti dhe BDI mosbotimin e fletushkës kushtuar “Nënë Terezës” në gjuhën shqipe e arsyetojnë se qenka kriza globale financiare

-Ali Ahmeti dhe BDI lejonë ,realizojnë dhe financojnë projektin skandalozë “Shkupi 2014” duke harxhuar paret edhe të shqiptarëve për përmendoret duke manifestuar nacionalizmin e vonuar maqedonas.

-Ali Ahmeti dhe BDI paret e shqiptarëve i investojnë në Maqedoninë Lindore e jo në mjediset ku jetojnë shqiptarët si në Shkup,Kumanovë,Gostivar, Tetovë etj.

-Ali Ahmeti dhe BDI janë përgjegjëse për vrasjen e katër shqiptarëve në hyrje të Radushës.

-Ali Ahmeti dhe BDI vazhdojnë ti mashtrojnë shqiptarët në stilin “sot-nesër” se do ta sjellin ligjin për pjesëmarrësit shqiptar gjatë konfliktit 2001.

-Ali Ahmeti dhe BDI shkel ligjin për amnisti duke ua marrë dy deputetëve të partisë së tyre imunitetin që të procesuohen “rastet e Hagës”

-Ali Ahmeti dhe BDI sulmojnë hoxhën dhe xhematin brenda në Xhami etj

Këto janë disa nga të arriturat e mëdha të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, theksoi Aliu.

“Prandaj ne kemi mirëkuptim me BDI që ka kërkuar nga Gruevski qe ai ta shtyje press konferencën në mënyrë që vetë Ali Ahmeti ti prezantoje të arriturat e tij në realizimin e projekteve të shumta antishqiptare.Ali Ahmeti e dinë më se i ka duart me gjak dhe tani për tani nuk shqetësohet”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *