Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Shqipja e cunguar në Maqedoni

PDSH: Shqipja e cunguar në Maqedoni

13 shtator-
“Ky Ligj është miratuar me 4 gusht të vitit 2008, në vazhdën e euforisë të një strukture të paudhë që veten e quan BDI, pasi u bënë pjesë e Qeverisë, për disa ore votuan dhjetëra ligje antishqiptare. Me këtë ligj, version i të cilit i është ofruar edhe PDSH-së por që ne nuk e pranuam, gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në institucione degradohet skajshmërisht dhe nuk mund të krahasohet as me nivelin e përdorimit që e kishte para viti 1990”.

Anëtari i lartë i kryesisë së PDSH-së, Imer Aliu, të hënën në një konferencë për shtyp deklaroi se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

“Sot do të sqaroj për Abdilaqim Ademin, Ali Ahmetin dhe BDI-ne, se si ka vdekur një nga shtyllat kryesore të M.O, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Ky është Ligji për përdorim të gjuhëve që e flasin se paku 20% e qytetarëve ne Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Aliu.

Ai tha se: “Ky Ligj është miratuar me 4 gusht të vitit 2008, në vazhdën e euforisë të një strukture të paudhë që veten e quan BDI, pasi u bënë pjesë e Qeverisë, për disa ore votuan dhjetëra ligje antishqiptare. Me këtë ligj, version i të cilit i është ofruar edhe PDSH-së por që ne nuk e pranuam, gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në institucione degradohet skajshmërisht dhe nuk mund të krahasohet as me nivelin e përdorimit që e kishte para viti 1990”.

Sipas tij, ligji në fjalë është edhe në kundërshtim me Kushtetutën, amendamenti 5 i inkorporuar ne nenin 7, ndryshime këto që burojnë nga M.O.

“Neni 7 i Kushtetutës alineja 2 miratuar më 20 Nëntor të vitit 2001, thotë,”Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve , gjithashtu është gjuhë zyrtare…” Kjo dispozitë kushtetuese është më se e qartë për të gjithë, përvec Abdilaqim Ademit e Ali Ahmetit të cilët lëvdohen me një ligj qëllimi kryesor i të cilit nuk është përdorimi zyrtar i Gjuhës shqipe por përkundrazi pamundësimi i përdorimit zyrtar të saj”, shtoi Aliu.

PDSH kërkon nga BDI tju sqarojë shqiptarëve se, “Përse ata nuk mund të komunikojnë me institucionet në gjuhën shqipe? Perse mbishkrimet ne institucionet shtetërore nuk Janë edhe ne gjuhen shqipe? Perse e ndërprenë iniciativën e Filluar te PDSh për vendosjen e mbishkrimeve neper rruge edhe ne gjuhen shqipe?Perse te gjitha materialet e institucioneve publikohen vetem ne gjuhen maqedonase?”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *