Home / Lajme / Maqedoni / PPD akuzon Gruevskin për diktaturë

PPD akuzon Gruevskin për diktaturë

5 shtator-
Sipas PPD-së Gruevski është duke udhëhequr një politikë anti-shqiptare. “Vet forma e absolutizmit partiak përmes VMRO-DPMNE-së, udhëhequr nga Nikola Gruevski, nuk lenë hapësirë për ta denoncuar edhe realizimin programor të platformës antishqiptare të Nikola Gruevskit…” thuhet në komunikatë.

të udhëhequr nga Nikolla Gruevski po sundon me diktaturë të njëanshme të VMRO-DPMN_së përderisa sipas PPD-së, Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) është shndërruar në parti të heshtur dhe të dëgjueshme.

PPD e kualifikoi VMRO-DPMNE-në si një parti e cila po ushtron një sundim absolut përderisa BDI-ja është bërë e parëndësishme në koalicion dhe madje siç thotë ajo, e ka shndërruar faktorin shqiptar në një pozitë “ofenduese”.

“Tentimi për ta legjitimuar absolutizmin partiak dhe VMRO-DPMNE-izimin e qeverisë është edhe një dëshmi e pamohueshme se faktori shqiptar që identifikohet përmes BDI-së, tani më edhe zyrtarisht, përmes kësaj paraqitjeje skajshmërisht ofenduese për shqiptarët, si nga forma e ekspozesë ashtu edhe nga përmbajtja është sinjal alarmues së shqiptarët edhe institucionalisht përjashtohen nga të gjitha format, madje edhe ndikimit minimal në çfarëdo lloj vendim-marrjeje politike me të cilën do të arsyetohej e ashtuquajtura pjesëmarrje në koalicionin qeveritar”, tha kreu i PPD-së Sefedin Haruni në një komunikatë.

Sipas PPD-së Gruevski është duke udhëhequr një politikë anti-shqiptare. “Vet forma e absolutizmit partiak përmes VMRO-DPMNE-së, udhëhequr nga Nikola Gruevski, nuk lenë hapësirë për ta denoncuar edhe realizimin programor të platformës antishqiptare të Nikola Gruevskit…” thuhet në komunikatë.

Haruni tha se investimet e kësaj qeverie në fusha të ndryshme në ekonomi, kulturë, arsim dhe shëndetësi e të cilat ishin pjesë e raportimit të prezantuar nga Gruevski të premtë, janë të një anshme maqedonase dhe ku injorohen shqiptarët e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *