Home / Lajme / Maqedoni / PPE: Partitë politike të krijojnë konsensus për politikën evropiane

PPE: Partitë politike të krijojnë konsensus për politikën evropiane

10 shtator-
Ne si forca më me ndikimin në Evropë, gjithmonë i kemi mbështetur ambiciet e IRJM-së në rrugën e saj drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës time në muajin qershor, në takimet me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, unë personalisht ua kam shprehur këtë mbështetje, si dhe mbështetjen për punën e tyre”, deklaroi Daul.

Kryetari i grupit të deputetëve të djathtë në Parlamentin Evropian, Zhozef Daul deklaroi p se, konsensusi politik në Maqedoni është i domosdoshëm për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Ai tha se, Grupi i Partive Popullore në Parlamentit Evropian, (PPE) është i përkushtuar në stabilizimin e Evropës Juglindore dhe angazhohet për integrimin e rajonit në strukturat evropiane.

“Ne si forca më me ndikimin në Evropë, gjithmonë i kemi mbështetur ambiciet e IRJM-së në rrugën e saj drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës time në muajin qershor, në takimet me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, unë personalisht ua kam shprehur këtë mbështetje, si dhe mbështetjen për punën e tyre”, deklaroi Daul.

Në tërësi ai tha se, PPE e mbështet edhe thirrjen e eurodeputetit, Bernd Poselt, ekspertë për Evropën Juglindore se: “Partitë politikenë Maqedoni duhet të krijojnë konsensus dhe nuk duhet të përzihen diskutimet për çështjet e brendshme me politikën evropiane të shtetit. Opozita nuk duhet të shkojë me Strasburgun ose Brukselin dhe ta nxijë qeverinë personale, kjo nuk i ndihmon shtetit. Të gjitha forcat bashkërisht duhet të punojnë në interes të shtetit”.

Ai tha se, asnjë parti politike apo lider, përfshirë edhe ata të opozitës nuk duhet të keqpërdorin institucionet evropiane për qëllimet e tyre personale dhe politike. Sipas tij, sjelljet e tilla nuk janë evropiane, duke aluduar në atë të liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkoski.

Cërvenkovski ditë më parë në një konferencë shtypi hodhi akuza të ashpra ndaj eurodeputetit, Berd Poselt, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe idiot total.

“Secili që pohon se në vitin 1994, 1995, 1996, 1997 ose çfarëdo viti të ardhshëm kur LSDM-së ka qenë në pushtet, i është dhënë ofertë për anëtarësim në NATO dhe negociata me BE-në nën referencën kohore, ndërsa ata e kanë refuzuar, është gënjeshtar i vërtetuar ose idiot total”, deklaroi Cërvenkovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *