Home / Lajme / Rajon / Presidenti shqiptar u bën thirrje KB-së ta refuzojnë rezolutën e Serbisë

Presidenti shqiptar u bën thirrje KB-së ta refuzojnë rezolutën e Serbisë

Tiranë, 4 shtator
Në mesazh është nënvizuar rëndësia e përkrahjes së pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmëria e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi i duhur pas mendimit këshillimor, qartësisht të nënvizuar, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 22 korrik 2010, mbi pavarësinë e Kosovës, që e cilësoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si të ligjshme e në mbështetje të së Drejtës Ndërkombëtare.

Urim Hasipi
Presidenti shqiptar Bamir Topi i është drejtuar me një mesazh të gjithë Kryetarëve të Shteteve, anëtare të OKB-së, ku u kërkon mbështetje për Kosovën, njoftojnë mediat shqiptare.

Mesazhi dërgohet në prag të punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në mesazh është nënvizuar rëndësia e përkrahjes së pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmëria e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi i duhur pas mendimit këshillimor, qartësisht të nënvizuar, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 22 korrik 2010, mbi pavarësinë e Kosovës, që e cilësoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si të ligjshme e në mbështetje të së Drejtës Ndërkombëtare.

Ndër të tjera, në mesazh është nënvizuar rëndësia e mos-përkrahjes së rezolutës së njëanshme që Serbia do të paraqesë në punimet e këtij Sesioni, si një përçapje që cenon mandatin e GJND-së dhe autoritetin e OKB-së, si edhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në të ardhmen evropiane të vetë Serbisë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *