Home / Sport / Primera Divizion, Reali i Mourinjos merr arratinë

Primera Divizion, Reali i Mourinjos merr arratinë

“Galaktikët” nuk kanë gabuar në “Bernabeu” duke mundur 3-0 Espanjolin dhe duke u shkëputur përkohësisht katër pikë nga Barcelona.

Skuadra madrilene ka shfrytëzuar mundësinë për t’u shkëputur dhe falë golave të Ronaldos me penallti (28’), Higuainit (79’) dhe Benzemas (88’), kalon me sukses Espanjolin në një ndeshje që pati tre të përjashtuar nga fusha (Pepe për Realin dhe Galan e Forlin për Espanjolin).

Pas katër ndeshjeve të para, ekipi i Hoze Mourinjos e gjen veten në krye të kampionatit spanjoll me dhjetë pikë. Reali ka katër pikë më tepër se Barcelona, që do të luajë sot në mbrëmje kundër Sporting Gijonit në “Kamp Nou”.

Tashmë Mourinjo pret i qetë sfidën mes Atletikos së Madridit dhe Valencias, duke shpresuar që “kushërinjtë” të ndalin skuadrën që bashkudhëheq La Ligën së bashku me Merengesit. Ndërkohë, dje u luajtën edhe dy takime të tjera të kampionatit spanjoll, ku Atletik Bilbao mundi Majorkën 3-0, kurse Osasuna fitoi 3-1 me Real Sociedadin në shtëpi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *