Home / Lajme / Maqedoni / Pritet njoftimi zyrtar nga Interpoli që të dërgohet kërkesë për ekstradimin e Jakupit – Nacistit

Pritet njoftimi zyrtar nga Interpoli që të dërgohet kërkesë për ekstradimin e Jakupit – Nacistit

6 shtator-
Ende nuk ka informacione nëse Jakupi, i cili ndodhet në paraburgim policor 48-orësh, do të riatdhetësohet në Maqedoni ose në Serbi, duke pasur parasysh faktin se edhe në Kosovë edhe në Maqedoni dhe Serbi është i akuzuar për kryerje të veprave penale.

Maqedonia e cila ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar pas Lirim Jakupit- Nacistit do të kërkojë riatdhetësimin e tij menjëherë sapo të marrë informacion zyrtar nga Interpoli për atë se ku ndodhet saktë. Pasi që do të arrijë njoftimi, Ministria e Drejtësisë do të fillojë me procedurat për dërgim të kërkesës për riatdhesim, me dokumentacionin e nevojshëm për vepra të kryera penale.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se sipas procedurës duhet të locohet vendi ku është personi, pas çka deri te autoritetet vendore dërgohet kërkesë për ekstradimin. Edhe pse Shkupi dhe Prishtina nuk kanë marrëveshje të nënshkruar për riatdhetesim, ekziston mundësia që ai t’u dorëzohet autoriteteve të Maqedonisë në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Konkretisht për Prishtinën, deri më tani nuk ka ekzistuar kurrfarë problemi rreth riatdhetësimit të personave, të cilët i kemi kërkuar. Ekstradimi deri më tani është kryer rregullisht dhe natyrisht pa kurrfarë komplikimi. Deri më tani ka pasur edhe raste të tjera. Nëse ata do ta dorëzojnë, ky është vendim i tyre, me rëndësi është që ne të dërgojmë kërkesë”, deklaroi për MIA-n Mirjana Ilieva, zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë. Interpoli në afat sa më të shpejtë kohor, prej një deri në tre ditë, dërgon njoftim, pas çka si procedurë urgjente dërgohet kërkesa deri te autoritetet adekuate.

Forcat policore të Maqedonisë dhe Kosovës janë në kontakt të përhershëm pasi që dje në qendër të Prishtinës u arrestua Lirim Jakupi – Nacisti (31), i cili ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës në Kosovë, për veprën penale arratisje nga ky burg më 18 gusht 2007.

Ende nuk ka informacione nëse Jakupi, i cili ndodhet në paraburgim policor 48-orësh, do të riatdhetësohet në Maqedoni ose në Serbi, duke pasur parasysh faktin se edhe në Kosovë edhe në Maqedoni dhe Serbi është i akuzuar për kryerje të veprave penale.

Ende nuk dihet nëse Jakupi, i lindur në Bujanoc, ndërsa është shtetas i Kosovës, do të ekstradohet në Maqedoni.

Pas informacioneve operative paraprakisht të marra, Jakupi është arrestuar dje rreth orës 12 e 20 minuta në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK 47 me katër karikatorë dhe dy revole të llojit TT.

Lirim Jakupi Nacisti nga Maqedonia për herë të fundit ka ikur pas aksionit policor në Brodec të Tetovës, në fund të vitit 2007 kur u vranë gjashtë pjesëtarë të grupit të tij.

Në fund të vitit 2004 në një aksion për arrestim të tij në Tetovë, Jakupi i plagosur ka ikur nga forcat speciale të Maqedonisë, ndërsa një nga bashkëpunëtorët e tij është vrarë.

Jakupi është njëri nga shtatë personat e arratisur nga burgu i Dubravës në Kosovë në gusht të vitit të 2007. Ata akuzohen ndër të tjera për terrorizëm, grabitje, vjedhje të rënda, rrëmbim dhe të tjera

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *