Home / Lajme / Maqedoni / Pushteti uzurpon pronat në Çarshinë e Vjetër

Pushteti uzurpon pronat në Çarshinë e Vjetër

23 shtator-
Me këtë akt të Qeverisë dhe Komunës së Cairit, me preteksin për të revitalizuar Carshinë e vjetër, është shkelur rëndë institucioni më i shenjtë e drejta pronësore e cila është garantuar me Konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e këij shteti dhe ligjet që kanë vulën e po këtij shteti.

Muftinia e BFI-së Shkup sot reagoi ashpër ndaj Qeverisë lidhur uzurpimin për herë të dytë të lokaleve të Bezistenit në emër të një programi qeveritar për revitalizimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Zëdhënësi i Mutfinisë, Skender Buzaku deklaroi se këto lokale me pa të drejtë u jepen artistëve me bekimet më të larta të institucioneve qëndrore dhe lokale me të cilin akt bëhet shkelje flagrante ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të këtij shteti.

“Sa për informim të qytetarëve Vakëfi Bizisten është një ndër pronat që i është marrë BFI-së, nga ana e sistemit monist më 1952 me vendim për nacionalizim. Kërkesën e parë për kthimin e pronës, Myftinia e BFI-së Shkup e bënë që nga viti 2002. Edhe përkundër asaj që ligji për denacionalizim detyron insitucionet shtetëore që t’i përgjigjen këkesës sonë në afat prej 6 muaj, ai përgjigjet pas 7 vjetësh në janar të vitit 2009 ku refuzon kërkesën tonë”, deklaroi Buzaku.

Sipas tij, në afat të paraparë Myftinia e BFI ankohet për vendimin e pa drejtë në Komisionin e shkallës së dytë në Qeveri ndërsa këto në gusht të vitit 2009 e kthejnë lëndën në rishqyrtim për shkak të shkeljeve ligjore që ishin bërë në vendimin e shkallës së parë.

“Në vend që shteti në afat 6 mujor të rishqyrtoj lëndën, ai vetëm pas një viti sjell vendim absurd ku vakëfin Bezisten nuk e kthen tek pronarët e vërtetë, te Myftinia e BFI-së Shkup.

Me këtë akt të Qeverisë dhe Komunës së Cairit, me preteksin për të revitalizuar Carshinë e vjetër, është shkelur rëndë institucioni më i shenjtë e drejta pronësore e cila është garantuar me Konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e këij shteti dhe ligjet që kanë vulën e po këtij shteti.

Me këtë veprim të Qeverisë dhe Komunës së Cairit, me preteksin për të revitalizuar Çarshinë e vjetër, është shkelur rëndë Ligji për denacionalizim i cili nuk lejon shfrytëzimin dhe posedimin e pronës deri sa të përfundoj procedura për denacionalizim”, theksoi zëdhënësi Skender Buzaku, duke shtuar se të gjithë shoqatat joqeveritare që kanë pranuar çelësat nga Qeveria, Ministria e Kulturës dhe Komunës së Çairit, të njëjtit ti kthejnë dhe të mos lejojnë që të bëhet mashë për përfitime të poenave politike, në të kundërtën do të llogariten bashkëfajtorë në uzurpimin e pronës së Vakëfit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *