Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria ndau gjysmë milion euro për piktorë rus

Qeveria ndau gjysmë milion euro për piktorë rus

17 shtator-
Për figurat dhe bustet e vogla që do të vendosen në hapësirat e muzeut janë destinuar 1,5 milion euro. Muzeu i VMRO-së që është iniciuar nga partia maqedonase në pushtet e cila mban emrin e lëvizjes revolucionare maqedonase të periudhës para dhe në prag të fillimit të shekullit 20, pritet të hapet gjatë vitit të ardhshwm .

Qeveria ka siguruar gjysmë milion euro për piktorë rus që do të pikturojnë piktura dhe fotografi artistike për Muzeun e VMRO-së. Paratë janë siguruar nga Ministria e Kulturës e cila do t`ia shpërndajë piktorëve rus, që janë përzgjedhur për të punuar piktura për ambientet e Muzeut historik të lëvizjes revolucionare maqedonase VMRO si dhe piktura dhe figura të historisë maqedonase.

Ministria e Kulturës ka nënshkruar 32 honorare me artistët rus dhe se secili prej tyre do të përfitojë nga 10 mijë euro deri mbi 100 mijë euro. Siç bëhet e ditur, kjo ministri ka arritur marrëveshje me artistët rus pa asnjë lloj transparence dhe shpallje të konkurseve publike.

Në kuadër të këtij muzeu nuk është përfshirë asnjë figurë historike shqiptare, edhe pse projekti i këtij institucioni që është pjesë e projektit “Shkupi 2010” ka paraparë edhe vendosjen e pikturave dhe busteve për viktimat maqedonase të komunizmit.
Për figurat dhe bustet e vogla që do të vendosen në hapësirat e muzeut janë destinuar 1,5 milion euro. Muzeu i VMRO-së që është iniciuar nga partia maqedonase në pushtet e cila mban emrin e lëvizjes revolucionare maqedonase të periudhës para dhe në prag të fillimit të shekullit 20, pritet të hapet gjatë vitit të ardhshwm .

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *