Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët kanë afat edhe tre muaj që oborret para shtëpive të tyre t’i blejnë me çmim për 1 euro për 1 metër katrorë.

Qytetarët kanë afat edhe tre muaj që oborret para shtëpive të tyre t’i blejnë me çmim për 1 euro për 1 metër katrorë.

Sipas ministrit të Financave Zoran Stavreski, një vit nga zbatimi i këtij vendimi qeveritar, 20.000 familje në Maqedoni kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për blerjen e oborreve me çmim prej 1 euro për 1 metër katrorë. Statistikat e kësaj ministrie tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 janë regjistruar mbi 80.000 kërkesa për blerjen e tokës para objekteve nga banimi, ndërsa deri në fiund të vitit presin 40.000 kërkesa të reja.

Qytetarët kanë afat edhe tre muaj që oborret para shtëpive të tyre t’i blejnë me çmim për 1 euro për 1 metër katrorë. Ndërsa familjet të cilat jetojnë në banesa, gjithashtu mund të blejnë tokën para banesave të tyre, por paraprakisht duhet të arrijnë marrëveshje me fqinjët.
Sipas ministrit të Financave Zoran Stavreski, një vit nga zbatimi i këtij vendimi qeveritar, 20.000 familje në Maqedoni kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për blerjen e oborreve me çmim prej 1 euro për 1 metër katrorë. Statistikat e kësaj ministrie tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 janë regjistruar mbi 80.000 kërkesa për blerjen e tokës para objekteve nga banimi, ndërsa deri në fiund të vitit presin 40.000 kërkesa të reja. Ky vendim u lejon edhe pronarëve të objekteve të palegalizuara të blejnë oborret e tyre para objektit të tyre e më pas të bëhet legalizimi i objektit.
Me qëllim të informimit të qytetarëve me këto risi, qeveria ka filluar një fushatë e cila do t’i kushtojë 250.000 euro.
Nga Ministria e Financave njoftojnë se nga 1 janari i vitit 2011, do të zbatohen rregulla të reja të blerjes së tokave ndërtimore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *