Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët të pakënaqur me punën e Kuvendit

Qytetarët të pakënaqur me punën e Kuvendit

2 shtator-
Qytetarët vlerësojnë se Parlamenti i Maqedonisë është jo efikas për shkak se nuk funksionon dialogu politik. Ata mendojnë se Kuvendi është joefikas dhe nuk është në gjendje të kontrollojë zbatimin e ligjeve nga Qeveria. Shumica e tyre thonë se deputetet janë pasiv dhe pa ide.

Urim Hasipi
Qytetarët me nota negative kanë vlerësuar punën e Kuvendit dhe të deputetëve. Ata mendojnë se Kuvendi është joefikas dhe nuk është në gjendje të kontrollojë zbatimin e ligjeve nga Qeveria.

Sipas sondazhit më të fundit të ‘Eurobarometrit’, të publikuar nga Komisioni Evropian në muajin gusht 76 për qind e qytetarëve nuk i besojnë Parlamentit, ndërsa 72 për qind nga ata nuk i besojnë Qeverisë.

Nga Parlamenti i Maqedonisë nuk kanë dashur të komentojnë për mosbesimin e lartë të shfaqur nga ana e qytetarëve, kurse ekspertët mendojnë se kjo është një situatë e pritshme dhe vjen si rezultat i komunikimit të nivelit të ulët, debatet e zbrazëta dhe rolit pasiv të organit legjislativë.

Qytetarët vlerësojnë se Parlamenti i Maqedonisë është jo efikas për shkak se nuk funksionon dialogu politik. Ata mendojnë se Kuvendi është joefikas dhe nuk është në gjendje të kontrollojë zbatimin e ligjeve nga Qeveria. Shumica e tyre thonë se deputetet janë pasiv dhe pa ide.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka inkurajuar të gjitha partitë politike të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura

Delegacioni i BE-së në Maqedoni përshëndeti vendimin e opozitës për t`u rikthyer në Parlament në takimet bashkërenduese. Kjo porosi e zyrtarëve evropianë pasoi pas vendimit të partisë më të madhe opozitare LSDM, e cila u tërhoq nga kërkesat e saj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *