Home / Lajme / Maqedoni / Reagime partiake pas paralajmërimeve për votimin e ndryshimeve të Rregullores

Reagime partiake pas paralajmërimeve për votimin e ndryshimeve të Rregullores

2 shtator-
“Kishim vërejtje edhe në raport me formulimin e rendit të ditës për shkak se propozohet dhe mbetet e drejta eskluzive e kryetarit të Kuvendit ta formulojë rendin e ditës. Ne kërkuam që rendi i ditës të formulohet në prezencë të nënkryetarëve dhe të koordinatorëve të grupeve parlamentare. Kërkesë tjetër e jona ishte transparenca më e madhe në raprot me shpenzimin e të hollave të qytaterëve”, deklaroi Kadriu.

Deputetët nga Demokracia e Re nuk do t’i mbështesin ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit, ndërsa deputetët nga PLD-ja u prononcuan se nuk do të pranojnë çfarëdo Rregullore. Përfaqësues të NSDP-së thonë se ata kanë qëndrim të harmonizuar me LSDM-në lidhur me Rregulloren dhe kthimin e koordinatave në Kuvend.

Kryetari i Dhomës ligjdhënëse Trajko Velanovski sot paralajmëroi se ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit do të gjenden para deputetëve ditën e martë, përderisa përfaqësuesit e opozitës të koordinimit ditën e hënë kumtojnë se e pranojnë tekstin e këtij dokumenti që ishte në rend dite të seancës së 113-të e cila u mbajt para pushimeve vjetore.

“Do të pranojmë Rregullore e cila sjell funksionimin e demokracisë në Kuvend. Jemi të bindur se edhe VMRO-DPMNE-ja duhet të pranojë një Rregullore të tillë, për shkak se i tillë i nevojitet opozitës. Nesër edhe VMRO-DPMNE-ja do të jetë opozitë”, deklaroi Andrej Zhernovski nga PLD-ja duke mos precizuar se si do të prononcohen për verzion e fundit të dakorduar të dokumentit që ishte në seancën para pushimeve vjetore.

Zhernovski tha se janë treguar si të sakta pohimet e PLD-së se dialogu politik mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së “është një farsë e thjeshtë e shndërruar në betejë për kënaqësinë e suetave partiake dhe gjithsesi të liderëve”.

“Deri dje për LSDM-në më me rëndësi për funksionimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë ishte të kemi Rregullore të re dhe të kemi kontroll mbi shpenzimin e parave të popullit, që gjithashtu është shumë e rëndësishme. Por, dëgjuam se kjo tashmë nuk është e rëndësishme. Mbetet pyetja se pse atëherë katër muaj ishin pengje të këtyre inatosjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe pse turpëroheshim para Brukselit zyrtar”, deklaroi deputeti Zhernovski.

Flora Kadriu nga DR-ja deklaroi se ata nuk i pranojnë ndryshimet e Rregullores, për arsye se sipas saj, këto nuk ishin në harmonizim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen kornizë të Ohrit. Ajo përsëriti se kërkesat e DR-së në lidhje me Rregulloren janë që stenogramet nga seancat parlamentare të jenë në gjuhën shqipe, por edhe të gjitha mbishkrimet në Kuvend, si dhe përforcimin e pozitës së nënkryetarit në Kuvend.

“Kishim vërejtje edhe në raport me formulimin e rendit të ditës për shkak se propozohet dhe mbetet e drejta eskluzive e kryetarit të Kuvendit ta formulojë rendin e ditës. Ne kërkuam që rendi i ditës të formulohet në prezencë të nënkryetarëve dhe të koordinatorëve të grupeve parlamentare. Kërkesë tjetër e jona ishte transparenca më e madhe në raprot me shpenzimin e të hollave të qytaterëve”, deklaroi Kadriu.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski dje paralajmëroi se LSDM-ja tërhiqet nga kërkesat e saja në raport me Rregulloren dhe se do ta pranojë në formën siç e propozon shumica qeveritare. VMRO-DPMNE-ja, megjithatë, fajin për mospërputjet e deritanishme rreth Rregullores e locon tek Cërvenkovski dhe sjelljes së tij, siç pohojnë “kalkulante

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *