Home / Sport / Reali “heq qafe” koloninë holandeze

Reali “heq qafe” koloninë holandeze

Me Van der Vartin te Totenhemi dhe Drenten te Herkules, është shpërndarë përfundimisht trupa holandeze që kishte “kolonizuar” Realin gjatë dy viteve të fundit.

I marrë në tërësi, klani i tulipanëve ka prodhuar rezultate pak a shumë zhgënjyese në krahasim me pritshmëritë. Por mbi të gjitha ka sjellë zhvlerësim në bilancet e të ardhurave. Dy vite më parë, fanellën “galaktike” e kishin veshur plot gjashtë “tulipanë”: Roben, Huntelar, Van Nistelroi, Shnajder, Van der Vart dhe Drente.

Këto blerje i kushtuan arkave madrilene 127.5 milionë euro (përveç rrogave dhe bonuseve), ndërsa nga shitja e tyre klubi përfitoi vetëm 59 milionë. Pra minus 68.5 milionë euro. Kjo do të thotë se biznesi me holandezët ka rezultuar i dëmshëm për ekonominë e kryeqytetasve.

Dëmet nuk kanë qenë vetëm ekonomike, por edhe në imazh. Kjo pasi shumë prej të larguarve nga “Bernabeu” kanë treguar formë të shkëlqyer me ekipet e tjera. Shembujt më të dukshëm janë Roben te Bajerni i Mynihut dhe Shnajder te Interi: dy finalistët e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar u shpallën të padëshiruar nga Reali, por udhëhoqën ekipet e tyre drejt suksesit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *