Home / Lajme / Maqedoni / REALITETI: Ministri Besimi blen shtëpi prej 200 mijë eurove

REALITETI: Ministri Besimi blen shtëpi prej 200 mijë eurove

15 shtator-
“Ky ministër jo vetëm që ka dështuar në mos investimin ne zonat e demtuara nga lufta e 2001, por edhe tek projektet e mëdha si Koridori 8, , Rrugën e Arbërit, Naftësjellësi, Gasifikimin e vendit, Magjistralja Shkup-Bllacë, etj, por ai alokon mjetet buxhetore në hapjen e zonës së lirë ekonomike aty ku nuk ka investitorë kurse investitorët konkret në rrugën Shkup-Bllacë nuk kanë infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujësjellës madje disa nuk kanë edhe rrymë”, ka theksuar kryetari i OJQ “Realiteti”, Valon Bela në një konferencë me gazetarët.

Shoqata joqeveritare “Realiteti” e ka vlerësuar si krejtësisht të dështuar ministrinë e Ekonomisë Fatmir Besimi si dhe për anashkalim të projekteve shqiptare.

“Ky ministër jo vetëm që ka dështuar në mos investimin ne zonat e demtuara nga lufta e 2001, por edhe tek projektet e mëdha si Koridori 8, , Rrugën e Arbërit, Naftësjellësi, Gasifikimin e vendit, Magjistralja Shkup-Bllacë, etj, por ai alokon mjetet buxhetore në hapjen e zonës së lirë ekonomike aty ku nuk ka investitorë kurse investitorët konkret në rrugën Shkup-Bllacë nuk kanë infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujësjellës madje disa nuk kanë edhe rrymë”, ka theksuar kryetari i OJQ “Realiteti”, Valon Bela në një konferencë me gazetarët.

Sipas tij, takimi i Ministrit Besimi me investitorët e asaj zone ishte një zhgënjim real.

“Për të bërë këtë dështim sa më skandaloz, vlen të përmendet se Ministri Besimi është anëtar në Komitetin nacional strategjik në nivel qeveritar që do të thotë artikulimin e interesave shqiptare në nivel të lartë institucional, të cilën gjë akoma nuk e ka bërë. Andaj Organizata Realiteti e dekoron këtë Ministër me Mirënjohje për dështim duke pasur parasysh se ky Ministri Besimi qeveris në këtë Ministri plot 7 vite”, ka theksuar Bela.

Sipas OJQ “Realiteti” , ky Ministër edhe pse dështoi në shumë projekte, ai nuk dështoi në blerjen e shtëpisë së tij në lagjen Taftalixhe e cila kushtoi 200 mijë euro kurse tani ai harxhon edhe 200 mijë euro të tjera për ta ndërtuar atë. Ja këto janë fotot e shtëpisë së Ministrit Besimi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *