Home / Sport / RENOVA BARAZOI ME VARDARIN, TETEKSI FITOI SILEKSIN

RENOVA BARAZOI ME VARDARIN, TETEKSI FITOI SILEKSIN

Renova nuk arrin të mundë Vardarin, mirëpo me barazimin 1:1 shihet favorit për të avansuar në raundin e ardhshë. Teteksi fiton 1:0 në fushë të Sileksit, ndërsa befasia vjen nga Prilepi, ku 11 Oktomvri mundi 1:0 Metalurgun.

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Renova për në Shkup udhëtoi për të zgjidhur cështjen e fituesit që në ndeshjen e parë, mirëpo në fund u desh të pajtohet me barazimin 1:1 përballë Vardarit. Megjithatë edhe përkundër faktit se nuk arritën të fitojnë, goli i shënuar në teren mysafir Renovës i mundëson që me e qetë të presë ndeshjen e kthimit, ku llogaritet si favorit për të avansuar në ¼ e finales. Fituesit aktual të Kupës, skuadra e Teteksit që në ndeshjen e parë siguroi epërsi, duke fituar 1:0 në Kratovë përballë Sileksit, kështu që pritet pa problem të ruajnë epërsinë në ndeshjen e kthimit. Befasinë më të madhe e bëri 11 Oktomvri të cilët në fushë të vet mundën 1:0 Metalurgun.
Në ndeshjet tjera Napredoku deklasoi 4:0 Vllaznimin, Rinia humbi 0:3 nga Horizonti, Bregallnica dhe Pelisteri u ndanë baraz pa gola, njëjtë si takimet Osogova-Tikveshi 0:0 dhe Lokomotiva-Miravci 0:0.
Ndeshjet e kthimit kur edhe do të mësohen skuadrat cerekfinaliste do të zhvillohen më 29 shtator.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *