Home / Sport / Renova eliminohet nga Kupa e Maqedonisë

Renova eliminohet nga Kupa e Maqedonisë

Renova është eliminuar nga garat e Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales pësoi disfatë 1:0 nga Vardari. Xhepçishtasit edhe pse kishin rezultat pozitiv nga ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup, kur barazuan 1:1, megjithatë në takimin e kthimit në fushë të vetë kishin paraqitje të zbehtë, duke u dorëzuar para ekipit modest të Vardarit.

Kampionët aktual të Maqedonisë në futboll Renova në mënyrë sensacionale janë eliminuar nga garat e Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, pësuan disfatë 1:0 në fush të vet nga Vardari. Eliminimi vjen në moment kur skuadra dukej se kthehet nga kriza që kishte në start të sezonit, mirëpo tani gjërat marrin përsëri kahje negative, pasi ambiciet e skuadrës nga Xhepçishti këtë sezon ishin të mëdha në garat e Kupës. Sa i përket ndeshjes Renova u paraqit shumë zbehtë, duke mos arritur gjatë 90-të minutave të krijojë mundësi më të mirë për të shënuar. Megjithatë edhe në kushte të këtilla Renova shihte veten në çerekfinale të Kupës, pasi kishte rezultat pozitiv nga ndeshja e parë, kur në Shkup luajtën baraz 1:1. Megjithatë gjërat u përkeqësuan në minutën e 79-të kur Gjeorgjievski goditi drejt portës së Renovës, Armend Elezi mbrojti për një cast, mirëpo topin e dëbuar Siljanovski i papenguar nga askush e dërgoi në rrjetë, duke sjellë epërsi për Vardarin. Pas golit të pranuar pritej që vendasit të marrin iniciativën dhe të kërkojnë golin e barazimit, për të siguruar të paktën të egzekutojnë penalti, mirëpo në vend të tyre ishin miqtë ata të cilët kishin mundësitë më të mira për të shënuar. Futbollistët e Vardarit një herë goditën shtyllën, ndërsa në disa raste portieri Armend Elezi ishte në nivel të detyrës. Minutat e fundit kaluan me tentime të parezikshme të vendasëve, të cilët si duket nuk kishin as ide, e as fuqi për t’i kthyer gjërat në favor të tyre. Në kushte të tilla në fund u desh të dorëzohen dhe të pranojnë difatën e cila nënkupton edhe fund të aventurës së tyre në garat e Kupës së Maqedonisë, kompeticion ky i cili shihej si rruga më e shkurtë për dalje në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *